Politika 11 March 2026, 16:59 Nga VNA

Rritja e çmimit të karburanteve/ Qeveria pa masa konkrete, për ministren Ibrahimaj është ende herët

Ndaje në Whatsapp

Rritja e çmimit të karburanteve/ Qeveria pa masa konkrete, për

Qeveria shqiptare ende nuk e ka në plan të marrë masa konkrete për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve. Të paktën, këtë la të kuptohet ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në deklaratën për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Ajo njoftoi sërish se qeveria do të mbetet vetëm në aspektin e monitorimit të situatës dhe paralajmëroi se Bordi i Transparencës mund të rikthehet në rast të rritjeve të mëtejshme.

Por ky “monitorim” i qeverisë, që përkthehet në barrë për qytetarët çdo ditë me çmimet e reja, tregon edhe dallimin me vendet e rajonit, të cilat kanë marrë masa konkrete për të mbrojtur qytetarët.

E fundit është qeveria greke, e cila njoftoi masa emergjente për të frenuar rritjen e çmimeve dhe fenomenet e fitimeve të pajustifikuara, në kushtet e tensioneve ndërkombëtare dhe krizës në Lindjen e Mesme.

Masa kryesore është vendosja e një tavani mbi marzhin e fitimit për karburantet, ushqimet dhe mallrat bazë të konsumit. Në sektorin e karburanteve, marzhi i fitimit në tregtinë me shumicë nuk do të mund të kalojë 5 cent për litër, ndërsa për pikat e shitjes me pakicë, kufiri vendoset në 12 cent për litër. Masat do të jenë në fuqi për tre muaj.

Në të njëjtën mënyrë kanë vepruar Kosova dhe Kroacia, ndërsa qeveria e Shqipërisë vazhdon të monitorojë situatën.

Duke iu përgjigjur pyetjes pse çmimi i naftës në Shqipëri rezulton më i lartë se në disa vende të rajonit, ministrja sqaroi se një nga faktorët kryesorë është mënyra e aplikimit të taksës së qarkullimit. Sipas saj, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit ku kjo taksë paguhet mbi automjetin, në Shqipëri ajo paguhet mbi karburantin.

Sa i përket ndërhyrjeve të mundshme në taksa të tjera, si akciza, që është më e madhja me rreth 40 lekë, ose taksa e karbonit, ministrja u justifikua se aktualisht nuk ka një situatë që kërkon masa të tilla.

Deri sa të vijë momenti që ministrja dhe qeveria të bindën se situata kërkon ndërhyrje, ia rikujtojmë se rroga e shumicës së shqiptarëve nuk është sa e zyrtarëve që të përballojë rritjen e çmimeve për një kohë të gjatë. Të paktën, qeveria mund të reagojë në nivelin e vendeve të rajonit, të cilat, edhe pse kanë standarde më të larta jetese, mbrojnë qytetarët nga kostot e larta.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme