Politika 22 December 2025, 11:51 Nga VNA

Rrëmbim me uniformë dhe shantazh për tendera: Si u detyrua Gerond Mece të tërhiqej nga AKSHI

Ndaje në Whatsapp

Rrëmbim me uniformë dhe shantazh për tendera: Si u detyrua Gerond

Më 12 gusht 2025, rrëmbimi i biznesmenit Gerond Mece nuk u krye në errësirë, por nën petkun e autoritetit. Pamjet e siguruara nga VNA dokumentojnë momentin kur autorët, të veshur me uniforma policie dhe të ngjashme me ato të agjentëve të BKH-së, i afrohen viktimës duke përdorur simbolikën e shtetit si mjet frike dhe nënshtrimi.

Mece u mbajt për orë të tëra nën shantazh. Presioni nuk kishte për qëllim grabitjen, por bindjen. Qëllimi ishte i qartë: tërheqja nga ankimimet për tenderat e AKSHI-t. Vetëm pasi hoqi dorë nga procedurat ligjore, biznesmeni u la i lirë, i braktisur në një fshat të qarkut Elbasan.

Rrëmbim me uniformë dhe shantazh për tendera: Si u detyrua Gerond

Rrëmbim me uniformë dhe shantazh për tendera: Si u detyrua Gerond

Sipas hetimeve, urdhri për rrëmbimin erdhi nga grupi kriminal i drejtuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri. Një rrëmbim i planifikuar për të pastruar garën dhe për të mbyllur gojën e atij që kishte guxuar të kundërshtonte tenderat e AKSHI-t.

Sot, Agasi dhe Beqiri janë në kërkim, ndërsa drejtuesja dhe zëvendësdrejtuesja e AKSHI-t ndodhen nën masën e arrestit në shtëpi. Pamjet e VNA-s nuk janë thjesht prova të një krimi, por dëshmi e një mekanizmi ku uniforma përdoret si armë dhe frika si metodë për të kontrolluar tregun dhe institucionet.

Video

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme