Politika 1 January 2026, 20:41 Nga VNA

Roaming pa pagesë për Ballkanin? Ish-ministri Bushati kërkon veprim të shpejtë nga BE-ja

Ndaje në Whatsapp
Roaming pa pagesë për Ballkanin? Ish-ministri Bushati kërkon

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar për vendimin e Bashkimit Europian për përfshirjen e Ukrainës dhe Moldavisë në regjimin roaming pa pagesë. Kjo politikë u lejon njerëzve që ta përdorin celularin – të flasin, të shkruajnë e të lundrojnë në internet – njëlloj si në vendin e tyre, kudo në territorin e BE-së, sikundër në vendet që janë pjesë e Zonës Ekonomike Europiane (Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia) apo në Mbretërinë e Bashkuar.

Në planin politik, është e pashpjegueshme, sipas Bushatit, “përse BE-ja nuk ka ndërmarrë ende të njëjtën vendim për vendet tona, të cilat, prej më shumë se dy dekadash presin të jenë pjesë e BE-së”.

Ndërsa në planin praktik, kjo do të përbënte një lehtësi të madhe për qytetarët e rajonit. “Gjashtë vendet e rajonit tonë kanë përqafuar prej kohësh një politikë roaming pa pagesë midis tyre. Në dallim prej Ukrainës dhe Moldavisë, në Ballkanin Perëndimor nuk ka asnjë pjesë territori nën pushtim ku mund të vihet në pikëpyetje se cili është rrjeti i mbulimit të operatorëve celularë. Gjithashtu, numri i qytetarëve dhe abonentëve i vendeve të rajonit tonë është më i vogël krahasuar me atë të Ukrainës. Për pasojë, humbjet financiare të operatorëve celularë do të ishin më të vogla, ndërkohë që përfitimet praktike të qytetarëve të mëdha”, thekson Bushati.

Ai nënvizon se “është koha që BE-ja të zbatojë, pa humbur kohë, të njëjtën politikë edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme