Politika 14 May 2026, 10:50 Nga VNA

Rishfaqet Pandeli Majko, bën thirrje për bashkim në protestën e studentëve shqiptarë të Maqedonisë

Ndaje në Whatsapp

Rishfaqet Pandeli Majko, bën thirrje për bashkim në

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka thyer heshtjen përmes një mesazhi publik, duke u rreshtuar krah lëvizjes studentore shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Majko e ka cilësuar kauzën e studentëve si një betejë jetike për dinjitet dhe për të drejtën elementare të përdorimit të gjuhës amtare.

Në qendër të reagimit të tij, Majko ka vënë theksin te kërkesa e studentëve që provimi i jurisprudencës të zhvillohet në gjuhën shqipe. Sipas tij, detyrimi i studentëve që studiojnë në shqip për t'u testuar në një gjuhë tjetër është një fyerje për inteligjencën.

"Të studiosh shqip dhe të japësh provimin në maqedonisht, fyen inteligjencën më naive!" – deklaroi Majko.

Majko nuk ka kursyer kritikat ndaj Kryeministrit aktual të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, veçanërisht lidhur me deklaratat për dërgimin e ligjit për gjuhët në Komisionin e Venecias. Ai e cilësoi këtë veprim si një përpjekje të pakuptimtë të shtetit për të vënë në dyshim të drejtat e fëmijëve të tij.

Në mbyllje të mesazhit të tij, ish-kryeministri u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që t'i bashkohen zërit të studentëve në protestën e paralajmëruar për datën 18 Maj 2026.

Detajet e protestës:

Data: 18 Maj 2026
Ora: 16:30
Vendi: Para Urës së Gurit, Shkup
Motoja: "Të gjithë një zëri"

"Protesta e studentëve shqiptarë është më shumë se një revoltë; ajo është një betejë për të ardhmen. Protestoni sot, për të refuzuar luftën nesër," përfundoi Majko në thirrjen e tij mobilizuese.

POSTIMI I PLOTË

Në Maqedoninë e Veriut ka nisur një lëvizje studentore, e djemve dhe vajzave të shqiptarisë!
Studentët shqiptarë kërkojnë të drejtën më të vjetër në botë, atë të gjuhës amëtare! Ata kërkojnë që gjuha e provimit në jurisprudencë të jetë në gjuhën shqipe! Të studjosh shqip dhe të japësh provimin në maqedonisht, fyen inteligjencën më naive!
Kryeministri Mickovski ka deklaruar se do të “pyetet” Komisioni i Venecias për përdorimin e gjuhës shqipe!… Shteti që ndroi emrin dhe flamurin, ka vendosur “të pyesë” se cfarë të bëj me fëmijët e shqiptarëve!
Askush në Maqedoninë e Veriut, të ardhmen e ndritshme në Bashkimin e Europian, nuk mund ta kthejë për shqiptarët, në të kaluarën e errët të Jugosllavisë së dikurshme!
Protesta e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut është refuzim i një sistemi që e ka humbur kontrollin mbi vetveten dhe zbatimin e ligjit!
Kjo që po ndodh, është më shumë se një revoltë studentësh! Ajo është një betejë për të ardhmen.
Protestoni sot! Ajo refuzon luftën nesër!

 

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme