Politika 18 January 2026, 17:00 Nga VNA

Rikthehet parlamenti, nesër pasdite seanca, PS -PD "bashkë" për territorialen dhe zgjedhoren

Ndaje në Whatsapp

Nis nesër zyrtarisht sesioni e ri parlamentar, i dyti i kësaj legjislature të XI, do t’i çelë punimet më seancën parlamentare të parashikuar pasditen e të hënës në orën 17:00.

Ndryshe nga sesionet e kaluara, Kryeministri Rama ka kërkuar që socialistët të mos tolerojnë më atë që e quajti ‘pengmarrje’ të Kuvendit përmes procedurës. 

Rama paralajmëroi ndryshim të rregullores, ndërsa edhe një herë kundërshtarëve politikë u tha se socialistët janë gati për dialog por nëse ky mungon reformat do t’i bëjnë edhe vetëm. Për këtë të tijve ua bëri të qartë se orët e punës do të jenë të gjata, teksa kërkoi edhe shtimin e numrit të seancave parlamentare.

Opozita nga ana tjetër nuk është gati të qetësojë tonet, të paktën jo pa një zgjidhje politike për çështjen Balluku, për arrestimin ose jo të së cilës, Këshilli i Imunitetit do të mblidhet më 28 janar.

Në këtë sfond, reforma të rëndësishme presin. Dy prej më urgjenteve sipas socialistëve janë zgjedhorja dhe territorialja, që duhet të mbyllen brenda korrikut se vendoret e 2027 do të duhet të bëhen me Kod dhe hartë të re. Megjithatë demokratët i bojkotuan që në dhjetor dhe nuk janë gati të rikthehen.

Socialistët në dhjetor u shfaqën të qartë, kur paralajmëruan se do ta presin reflektimin e palës tjetër deri në nisje të këtij sesioni, përndryshe zhbëjnë formulën e konsensusit dhe marrin shumicën e vendeve në tryezë.

Ngelet për tu parë nëse PS do të kalojë në zbatim konkret të këtij plani, kur Bashkimi Evropian ka kërkuar gjithëpërfshirje dhe jo reforma të njëanshme, teksa në pritje të nisjes së punës është edhe një ambicie tjetër e madhe e shprehur nga kreu i mazhorancës, një reformë e plotë kushtetuese brenda mandatit.

Rikthehet parlamenti, nesër pasdite seanca, PS -PD "bashkë"

Rikthehet parlamenti, nesër pasdite seanca, PS -PD "bashkë"

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme