Politika 6 November 2025, 12:14 Nga VNA

Rikthehet paqja: PS dhe PD bashkojnë votat për Iliriana Nanon dhe Arben Ristanin

Ndaje në Whatsapp

Rikthehet paqja: PS dhe PD bashkojnë votat për Iliriana Nanon dhe

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë gjetur sërish gjuhën e përbashkët në seancën e sotme parlamentare, këtë herë për emërimet në Komisionin Rregullator për Zgjedhjet. Bashkimi i votave i dha përparësi Iliriana Nanos dhe Arben Ristanit, të cilët u zgjodhën anëtarë të Komisionit Rregullator në KQZ.

Përveç tyre, rikonfirmohen në detyrë Dritan Çaka dhe Helga Vukaj, ndërsa një emër i ri, Bledar Skënderi, iu shtua përbërjes së komisionit.

Rezultatet e votimit ishin si më poshtë:

Iliriana Nano – Kryetare e Komisionit Rregullator: 116 vota pro, 2 abstenime, 2 kundër.

Arben Ristani – Anëtar: 111 vota pro, 7 kundër, 2 abstenime.

Dritan Çaka – Anëtar: 116 vota pro, 2 kundër, 2 abstenime.

Bledar Skënderi – Anëtar: 113 vota pro, 5 kundër, 1 abstenim.

Helga Vukaj – Anëtare: 112 vota pro, 6 kundër, 3 abstenime.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme