Politika 21 February 2026, 14:05 Nga VNA

Revolucioni i ri në letra për 42 spitale: ministrja flet për performancë dhe inteligjencë artificiale, qytetarët presin ende një shërbim që funksionon

Ndaje në Whatsapp
Revolucioni i ri në letra për 42 spitale: ministrja flet për

Spitalet publike në Shqipëri po hyjnë, sipas ministres së Shëndetësisë Evis Sala, në një “fazë të re rikonstrukturimi”. Jo thjesht bojë e re në mure apo çati që s’pikon, por një revolucion konceptual: nga financimi sipas shtretërve, tek financimi sipas rasteve. Modeli DRG, siç e quan ministrja, do të bëjë që fondet publike të “ndjekin shërbimin dhe performancën”.

Me fjalë të tjera: paratë nuk do të numërojnë më shtretërit, por pacientët. Dhe ndoshta edhe diagnozat.

Në teori, kjo tingëllon si hyrje në një epokë të re racionaliteti ekonomik. Në praktikë, mbetet për t’u parë nëse pacientët do të ndihen më pak si numra – apo thjesht si “raste” të koduara në një tabelë Excel.


Sepse kur thuhet “racionalizim”, shpesh në shqip përkthehet: do të bëjmë më shumë me më pak.

Nga Kopenhageni, ku Ministria firmosi marrëveshje bashkëpunimi me Zyrën Europiane të OBSH-së, ministrja foli për akses universal në kujdes shëndetësor cilësor. Në të njëjtën kohë, Shqipëria propozoi edhe një nismë europiane për parandalimin e dhunës digjitale ndaj grave dhe vajzave.

Është për t’u admiruar ambicia: nga onkologjia te inteligjenca artificiale, nga DRG te dhuna digjitale. Një ministre që flet për bosht digjital të shëndetësisë dhe sisteme të ndërveprueshme, ndërsa në shumë spitale pacientët ende pyesin në sportel nëse “ka mjek sot”.

Reforma në onkologji përmes ngritjes së Institutit Kombëtar të Tumorit dhe Rrjetit Kombëtar Onkologjik, në bashkëpunim me Institutin e Tumoreve në Milano, paraqitet si gur themeli i epokës së re. Po ashtu edhe përfshirja e IA-së në shëndetësi, si shenjë moderniteti.

Ndërkohë, qytetarët presin diçka më të thjeshtë: që fondet “të ndjekin shërbimin” do të thotë që shërbimi t’i ndjekë ata.

Sepse mes DRG-së, marrëveshjeve në Kopenhagen dhe boshtit digjital, ekziston ende një realitet shumë tokësor: pacienti që pret, familjari që endet nga një derë në tjetrën dhe mjeku që mundohet të bëjë maksimumin me minimumin.

Në fund të ditës, reforma mund të quhet DRG, bosht digjital apo performancë e matur me algoritëm, por për qytetarin do të ketë vetëm një provë reale: a e merr shërbimin kur i duhet. Deri atëherë, mbetet përshtypja se në Shqipëri ndryshojnë modelet e financimit, firmosen marrëveshje në Kopenhagen dhe shpallen institute kombëtare, por pacienti vazhdon të financojë me nerva, kohë dhe shpresë atë që sistemi ende nuk arrin t’ia japë me dinjitet.

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme