Politika 3 February 2026, 10:44 Nga VNA

Reforma Territoriale, PS jep afat opozitës deri në darkë, PD: Nuk bëhen reformat me ju

Ndaje në Whatsapp

Reforma Territoriale, PS jep afat opozitës deri në darkë, PD: Nuk

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës, në lidhje me Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale.

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, akuzoi mazhorancën nga foltorja e Kuvendit se po vepron në mënyrë të njëanshme, duke përdorur shumicën e votave edhe në raste kur është vendosur pariteti mes palëve. Sipas tij, opozita nuk pranon ultimatume dhe kërkon dakordësi për funksionimin e Komisionit të Reformës Territoriale, duke theksuar se vendimet duhet të merren nga të dyja palët, aty ku ka bashkëkryetarë.

Boçi e cilësoi të turpshëm ultimatumin e socialistëve nga Konferenca e Kryetarëve dhe përpjekjen për të marrë kontrollin e Komisionit. Ai deklaroi se nuk ka pasur marrëveshje në Konferencën e Kryetarëve, por vetëm një ultimatum nga mazhoranca, duke shtuar se nuk ka pasur konsultim për zgjedhjen e nënkryetarit dhe sekretarit të Komisionit.

Në fjalën e tij, deputeti demokrat theksoi se ultimatumet e mazhorancës nuk kanë vlerë dhe paralajmëroi se opozita do ta kërkojë zgjidhjen jashtë Kuvendit, përmes protestave me qytetarët. Ai akuzoi mazhorancën për shkelje të paritetit dhe mungesë dakordësie, duke e cilësuar procesin si të paligjshëm dhe të turpshëm.

Nga ana tjetër, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh se opozita ndryshon qëndrim nga mëngjesi në darkë dhe u kërkoi deputetëve të PD-së të vendosin nëse do të marrin apo jo pjesë në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale.

Balla paralajmëroi se, nëse opozita nuk merr pjesë në mbledhjet e komisionit, mazhoranca do të ndryshojë formulën, duke marrë drejtimin dhe shumicën e tij. Megjithatë, ai tha se opozitës i është lënë ende kohë deri në mbrëmje për të vendosur nëse do të angazhohet në punimet e komisionit.

“Ju kërkojmë të na thoni deri në darkë nëse do të merrni pjesë rregullisht në mbledhjet e komisionit. Nëse vini, nuk ka nevojë të ndryshojmë asgjë. Nëse jo, do të veprojmë”, deklaroi Balla, duke shtuar se mazhoranca do të presë vendimin e opozitës përpara se të ndërmarrë hapa të mëtejshëm.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme