Politika 1 February 2026, 19:15 Nga VNA

Reforma Territoriale “deja vu” e 2014-ës/ PD e bojkoton, PS pritet ta miratojë e vetme

Ndaje në Whatsapp

Reforma Territoriale “deja vu” e 2014-ës/ PD e bojkoton, PS

Nesër në orën 13:00 pritet mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, por Partia Demokratike ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë. PS e kishte thirrur mbledhjen si një mundësi të fundit për PD-në, ndërsa Gazment Bardhi, në Konferencën e Kryetarëve, la të kuptohet se PD do të ishte e pranishme dhe mungesën në mbledhjet e kaluara e justifikoi me angazhime të tjera dhe jo me një vendim politik.

Por deklarata e kreut të grupit parlamentar të PD duket se ishte një nxitim momenti dhe e pa konsultuar me kreun e partisë, Sali Berisha. Ky i fundit, në konferencën për mediat para dy ditësh, konfirmoi bojkotin duke theksuar refuzimin e çdo bashkëpunimi me mazhorancën.

“Çdo formë bashkëpunimi me mandatet e krimit të kësaj mazhorance është e pamundur”, tha Berisha.

Si rrjedhojë, reforma Territoriale pritet të jetë një “deja vu” e asaj të 2014-ës, ku socialistët do të vendosin vetë se cilat bashki do të heqin dhe cilat do të mbajnë. PS ka paralajmëruar se, në mungesë të demokratëve, do të ndryshojë përbërjen e komisionit, duke marrë një anëtar më shumë dhe duke hequr bashkëkryetarin e opozitës.

Por bojkoti i PD mund të kthehet sërish në një bumerang për demokratët, si ai i para 12 viteve. Socialistët shfrytëzuan favorin që nuk kishin opozencë në komision dhe hoqën një pjesë të madhe të bashkive që ishin bastione të djathta, për t’ua bashkuar bashkive të mëdha, ku dominon e majta. Edhe kësaj radhe formula mund të jetë e njëjtë, pasi PS ka kërkuar uljen e numrit të bashkive.

Madje kësaj radhe mazhoranca e ka më të thjesht me 84 vota në parlament, të mjaftueshme për ta miratuar që ajo të aplikohet në zgjedhjet lokale të ardhshme.

Bojkoti i PD-së vjen pas procesit të votimit të Endri Shabanit si Avokat i Popullit dhe pas akuzave nga SPAK ndaj zyrtarëve të qeverisë, duke radikalizuar aksionin opozitar. Partia Demokratike fokusohet te protestat për largimin e kryeministrit dhe krijimin e një qeverie teknike që do të udhëheqë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme