Politika 3 November 2025, 20:46 Nga VNA

Partia e Fatmir Mediut reagon për pagesat e masazheve të LaCivita: Nuk kemi bërë krim

Ndaje në Whatsapp

Partia e Fatmir Mediut reagon për pagesat e masazheve të LaCivita: Nuk

Partia Republikane ka reaguar pas publikimeve në media për shpenzimet e kryera në favor të strategut amerikan të koalicionit “Shqipëria Madhështore”, Chris LaCivita. Në reagimin për mediat, PR nuk mohon se i ka paguar hotelin dhe masazhet LaCivita-s, por kritikon mediat që, sipas saj, po e paraqesin sikur të ishte kryer ndonjë krim. Në njoftim sqarohet se pagesat nuk janë bërë nga Fatmir Mediu personalisht, por nga Partia Republikane.

“Masazhatorët mediatikë të korrupsionit të qeverisë kanë raportuar sot se Fatmir Mediu ka paguar një masazh në hotelin ku ka qëndruar strategu i fushatës së Trump dhe i koalicionit tonë ‘Shqipëria Madhështore’, Chris LaCivita, sikur të bësh një masazh me vlerën 5900 lekë të ishte krim, turp apo ‘shfaqje e huaj’. Kjo bëhet për qëllime manipulative politike nga shërbëtorët e bindur të pushtetit.

Sqarojmë opinionin publik se Partia Republikane, konform detyrimeve dhe marrëveshjes së koalicionit opozitar, ka paguar sipas ligjit shpenzimet e akomodimit në hotelin ‘Xheko Imperial’ në Tiranë për ekipin amerikan të fushatës: z. Chris LaCivita, Paul Manafort dhe Lord Stewart Jackson nga Parlamenti Britanik, për tre netë qëndrimi, me vlerën 27,300 lekë nata. Këto shpenzime janë paguar nga Partia Republikane dhe janë deklaruar sipas ligjit”, thuhet në regagimin e PR.

Në fakt, reagimi i partisë që drejton Fatmir Mediu është më qesharak sesa vetë pagesat për masazhet e Chris LaCivita-s. E para, sikur Mediu dhe opozita t’i kishin kushtuar më shumë rëndësi fushatës në terren sesa daljeve mediatike me strategë të importuar, ndoshta nuk do të kishin përjetuar një humbje kaq katastrofike.

E dyta, po aq qesharake është kur PR mundohet të sqarojë se pagesat i ka bërë partia dhe jo vetë Mediu, një subjekt që prej vitesh nuk dihet nëse ka elektorat, seli. Prej saj njihet vetëm Fatmir Mediu si kryetar prej 28 vitesh, ndërsa deputet zgjidhet nga listat e mbyllura të Partisë Demokratike.

E së treti, nëse gjithçka qenka bërë “konform ligjit”, pse PR dhe aleatët e saj nuk e publikuan më herët për transparencë, por u desh ta zbulojnë gazetarët? Apo ndoshta kishin turp të tregonin faturat e masazheve të disa “strategëve” që shijuan luksin e Tiranës, ndërsa opozita përfundoi më qesharake se kurrë.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme