Politika 30 January 2026, 09:58 Nga VNA

Raportuesi i Parlamentit Europian i përgjigjet Berishës: Mos e ktheni politikën në melodramë, demokracia në Shqipëri funksionon

Ndaje në Whatsapp
Raportuesi i Parlamentit Europian i përgjigjet Berishës: Mos e ktheni

Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, hodhi poshtë narrativën melodramatike të opozitës për situatën politike në vend, duke iu përgjigjur indirekt deklaratave të Sali Berishës dhe debatit për një krizë demokratike.

Schieder theksoi se “demokracia me molotov nuk është e mirë”, duke iu referuar pamjeve dramatike nga protestat e fundit, ndërsa shtoi se realiteti në terren rezulton ndryshe nga ajo që paraqitet publikisht.

“Javën e shkuar pamë foto dramatike në media nga protesta. Erdhëm këtu dhe pamë një panoramë krejt tjetër. Demokracia po funksionon. Ka debate deri në orën 4 të mëngjesit në Kuvend. Kjo është demokraci normale,” u shpreh ai.

Raportuesi i PE bëri thirrje që situata politike të mos melodramatizohet dhe kërkoi që palët të gjejnë “mesin e artë” përmes dialogut politik dhe argumenteve.

Në lidhje me deklaratat e Berishës për AKSHI-n dhe pretendimet për shitje të informacionit të NATO-s tek vende armike, Schieder refuzoi të hyjë në polemikë:

“Nuk e kemi këtë shqetësim. Mos më bëni pyetje për gjithçka që thotë Berisha dhe mos më shtyni të komentoj çdo deklaratë të tij, sepse atëherë do të dilja nga roli im,” tha ai.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme