Politika 16 January 2026, 20:27 Nga VNA

RAPORTI I PS/ Rama e Dhuka kampionë të mungesave në grup e seanca

Ndaje në Whatsapp
RAPORTI I PS/ Rama e Dhuka kampionë të mungesave në grup e seanca

Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, i lexua edhe një raport pasqyron prezencën në seanca plenare dhe mbledhje të grupit parlamentar.

Sipas burimeve të VNA, në atë që u lexua në sy të Edi Ramës ishte se ai i pari neglizhon punët parlamentare.

- Majlinda Dhuka (Ministre pa të drejtë vote): Kryeson listën me 13 mungesa në seancat plenare dhe 10 mungesa në mbledhjet e grupit.

-Edi Rama: Ka 10 mungesa të regjistruara në mbledhjet e grupit parlamentar

-Elisa Spiropali: Ka 10 mungesa në seancat plenare dhe 4 mungesa në mbledhjet e grupit.

-Evis Sala (Ministre pa të drejtë vote): Ka 8 mungesa në seancat plenare dhe 8 mungesa në mbledhjet e grupit.

Një numër i konsiderueshëm anëtarësh kanë treguar prezencë të plotë.

Në Seancat Plenare:

Nga radhët e ministrave pa të drejtë vote, vetëm Toni Gogu ka 0 mungesa.

Disa nga deputetët me 0 mungesa përfshijnë deputetët e rinj ndërsa nga të vjetrit hyjnë Bledi Çuçi, Blendi Klosi, Mirela Kumbaro, Niko Peleshi, Taulant Balla, Ulsi Manja.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme