Politika 4 October 2025, 10:43 Nga VNA

Rama: Zjarrvënësit janë psikopatë e kriminelë, ndalohet ndërtimi për 30 vite në zonat e djegura

Ndaje në Whatsapp
Rama: Zjarrvënësit janë psikopatë e kriminelë, ndalohet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve, duke i quajtur zjarrvënësit “psikopatë e kriminelë” dhe duke theksuar se ata kanë disa karakteristika të veçanta në personalitete.

“Sot zjarret janë në horizont por koha deri kur të përballemi me të është e çmuar dhe e shkurtër. Të gjithë duhet të bëjmë punën tonë, nuk kemi mundësi t’i ndalojmë zjarret, por të punojmë për të zvogëluar sadopak dëmin e paevitueshëm që ato bëjnë. Është luftë që kërkon durim e forcë. Policia e Shtetit ka qenë në gjendje të arrestojë psikopatë e kriminelë që vënë zjarre. Këta që vënë zjarre kanë edhe disa karakteristika të veçanta si personalitete. Aty ku vihet zjarr do ndalohet çdo lloj leje ndërtimi për 30 vite. Ta kenë të qartë se djegia nuk të sjell në gjendjen ku të vish të thuash aty s’ka pemë dhe është toka ime. 30 vite do ndalohet leje e ndërtimit dhe territori do të rimbillet. Do të sjellim dronë mbjellës, forcë e re e teknologjisë, që ndihmojnë në ripërtëritjen e territoreve të djegura,” tha Rama.

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme