Politika 2 September 2025, 21:12 Nga VNA

Rama si Veliaj, një pemë për çdo karrige që lokalet duan të mbajnë në hapësirat publike

Ndaje në Whatsapp
Rama si Veliaj, një pemë për çdo karrige që lokalet

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër video nga aksioni i prishjes së objekteve të IKMT. Por kësaj radhe paralajmëroi një risi ku thotë se nëse lokalet që duan të mbajnë tavolina jashtë, do të duhet të mbjellin një pemë për çdo karrige në hapësirën e kufizuar.

“Atyre që shqetësohen për karriget u them bëni durim, shpejt u vjen radha së bashku me kushtet e reja për vendosje karrigesh jashtë, por si fillim mund të them se për çdo karrige në hapësirën e kufizuar publike, do të duhet të kontribuohet me një pemë në Fondin e Gjelbërt që do të krijojë qeveria e re”, shkruan Rama.

Nisma e Ramës sjell menjëherë në mendje “sportin” e preferuar të ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili përnatë dilte nëpër kronika duke mbjellë pemë, ndërkohë që pas shfaqjes publike vijonte betonizimi i kryeqytetit. Mesa duket, edhe ky ritual propagandistik nuk paska qenë ekskluzivitet i Veliajt, por një recetë që tani po e përdor edhe Rama.

Nëse qëllimi i aksionit paszgjedhor është lirimi i hapësirave publike, mbetet e paqartë se si do të funksionojë logjika kur një lokal, duke mbjellë disa pemë, mund të pushtojë sërish trotuarin me karrige.

A do të jetë kjo metoda e radhës për të amnistuar disa biznese të justifikojnë karriget në hapësirat e përbashkëta?! Të shpresojmë që jo. Por që të jetë transparente deri në fund, taksirat i kryeminiatrit të dalë në terren me ta të mbjellë pemë… të paktën Veliaj kështu bënte.

Video

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme