Politika 13 March 2026, 12:47 Nga VNA

Rama prezanton versionin e tij të deklaratave të BE dhe mohon çdo kritikë për mazhorancën

Ndaje në Whatsapp

Rama prezanton versionin e tij të deklaratave të BE dhe mohon

Edhe pse ambasadat e vendeve të Bashkimit Europian në Tiranë kanë staf të mjaftueshëm përkthyesish dhe deklaratat e tyre publikohen zakonisht edhe në shqip, kryeministri Edi Rama doli sot në një konferencë për shtyp për të prezantuar variantin e tij të përkthimit të deklaratave të vendeve të BE-së dhe të vetë Komisionit Europian.

Sipas Ramës, problemi nuk qëndron tek reagimet e partnerëve europianë, por tek mënyra se si ato janë lexuar dhe interpretuar në Shqipëri. Ai pretendoi se mesazhet e vendeve të BE-së nuk përmbajnë asnjë kritikë ndaj qëndrimit të mazhorancës.

Në fakt, deklaratat e djeshme të ambasadave dhe institucioneve europiane, të publikuara në mënyrë të sinkronizuar dhe me përmbajtje të njëjtë, janë të qarta si në anglisht ashtu edhe në shqip: mazhoranca ka penguar drejtësinë.

Dalja e sotme e kryeministrit nuk sjell asnjë element të ri për thelbin e çështjes, por duket si një përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga problemi real drejt interpretimit të fjalëve. Në vend të përgjigjes për kritikën e partnerëve europianë, Rama ka zgjedhur të diskutojë për përkthimin e saj.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme