Politika 22 December 2025, 11:17 Nga VNA

Rama: Pjesa e bujqësisë në negociatat me BE-në, më e vështira

Ndaje në Whatsapp
Rama: Pjesa e bujqësisë në negociatat me BE-në, më e

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për sfidat dhe përfitimet që sjell anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian për sektorin e bujqësisë, duke e cilësuar këtë proces si një kontratë shtetërore shumë komplekse dhe ndër më të vështirat për t’u zbatuar. 

“Bujqësia ka dy anë: ka anën e saj të errët dhe anën e saj të ndritur. Ana e errët është ajo që pret këdo që nuk është i përgatitur për atë ditë.”


Sipas tij, ana e errët i pret të gjithë fermerët që nuk janë përgatitur për standardet, kushtet dhe kontrollet e tregut evropian, ndërsa ana e ndritur u përket atyre që janë gati të përballen me këto sfida dhe të përfitojnë nga hapja e tregjeve. 

Negociatat me Bashkimin Evropian dhe marrëveshja e anëtarësimit nuk janë fjalë në letër, por janë kontrata shtetërore shumë komplekse. Kontrata për bujqësinë është më e vështira, por edhe më e mirëpritura për ata që janë të përgatitur për t’u përballur me kushtet dhe kontrollet.”


Në një takim pune të organizuar nga Ministria e Bujqësisë, ku u diskutua plani i veprimit dhe nevoja për ndërveprim të aktorëve të sektorit, kryeministri vuri në dukje se bujqësia është një nga sektorët më të vështirë për t’u harmonizuar me Bashkimin Evropian, por njëkohësisht edhe më i rëndësishmi për zhvillimin ekonomik të vendit.

Rama solli në vëmendje edhe mbështetjen shtetërore për fermerët, duke theksuar se një dekadë më parë bujqësia ishte një sektor i braktisur, ndërsa sot numri i fermerëve që përfitojnë mbështetje nga shteti ka arritur në 67 mijë e 500, nga vetëm 5 mijë e 600 më parë. Sipas tij, kjo mbështetje reflektohet drejtpërdrejt në rritjen e qëndrueshmërisë së fermave.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme