Politika 26 October 2025, 10:29 Nga VNA

Rama për Binajn: Aktor humori që tani luan rolin e kandidatit për Tiranën

Ndaje në Whatsapp
Rama për Binajn: Aktor humori që tani luan rolin e kandidatit për

Kryeministri Rama, në podcastin e tij “Flasim”, foli për garën e ardhshme për kryebashkiakun e Tiranës, pas shkarkimit të Erion Veliajt.

“Kushdo që voton mua dhe Partinë Socialiste, do të votojë Ogertën, që t’i japë Tiranës drejtuesen e duhur dhe qeverisë partneren e duhur në krye të bashkisë, për të vazhduar punën transformuese për kryeqytetin e Shqipërisë 2030,” deklaroi Rama.

Duke iu referuar garës në rang vendi, kreu i qeverisë theksoi se këto zgjedhje sjellin një risi absolute, pasi në dy qytete të mëdha, Tiranë dhe Vlorë, kandidatet e mazhorancës janë gra me karrierë të spikatur në fushën e shëndetësisë: “Dy gra që kanë drejtuar me sukses Qendrën Spitalore Universitare dhe Spitalin Rajonal të Vlorës, duke i transformuar ato përmes kapacitetit të tyre menaxherial dhe vullnetit të hekurt.”

Rama nuk kurseu ironitë ndaj kandidatit të opozitës për Tiranën, aktorit Florian Binaj, duke e quajtur “një aktor humori në rolin e një kandidati gjoja të pavarur”.

“Këneta është kaq e dëshpëruar, sa për Tiranën ka nxjerrë një aktor humori në rolin e një kandidati gjoja të pavarur, që për vite të tëra i ka bërë për të qeshur të gjithë, madje edhe vetë Kongresin e Partisë Socialiste,” u shpreh Rama.

Ai shtoi se “aktorët me role jetojnë” dhe se nuk e gjykon Binajn për vendimin e tij, por theksoi se “kundërshtarët përfaqësojnë shembëlltyrën më kuptimplote të humbjes së radhës”.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme