Politika 26 February 2026, 12:22 Nga VNA

Rama për Ballukun: Do pres raportin e këshillit të mandatave, pastaj do flas

Ndaje në Whatsapp

Rama për Ballukun: Do pres raportin e këshillit të mandatave,

Nuk mund të hyjmë në vallen e dorëheqjeve automatike sa herë drejtësia ngre një akuzë. Drejtësia të bëjë punën e vet, ne tonën.”

Me këtë qëndrim, Edi Rama u shpreh në mbledhjen e grupit parlamentar të PS lidhur me çështjen e Belinda Ballukut dhe procesin e nisur në Parlament.

Kryeministri theksoi se nuk do të përfshihet në procesin parlamentar deri në daljen e raportit të Këshillit të Imunitetit, duke shtuar se më pas do të japë fjalën e tij.

Ai zbuloi gjithashtu se idenë e dorëheqjes së Ballukut e ka refuzuar personalisht dhe në mënyrë kategorike. “Ballukut ia kam hedhur unë poshtë kategorikisht idenë e dorëheqjes, në të treja herët”, deklaroi Rama.

Sipas tij, ngritja e një akuze nuk mund të prodhojë automatikisht dorëheqje politike, ndërsa theksoi ndarjen mes procesit të drejtësisë dhe vendimmarrjes politike.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme