Politika 11 February 2026, 10:14 Nga VNA

Rama pas protestës: Drejtësi për policët e plagosur, ndëshkim për autorët e dhunës

Ndaje në Whatsapp
Rama pas protestës: Drejtësi për policët e plagosur,

Në një reagim në rrjetin social “X”, Rama kërkoi që të vihet drejtësi për efektivët e policisë që mbetën të plagosur gjatë protestës, si dhe të ndëshkohen personat që hodhën sende piroteknike ndaj forcave të rendit. Kryeministri i cilësoi këto mjete si “armë me kapacitet vdekjeprurës”.

Në reagimin e tij, Rama akuzoi opozitën për ushtrim dhune, duke theksuar se sipas tij bëhet fjalë për një rast të paprecedentë në botën demokratike. Ai krahasoi situatën me precedentë historikë, duke përmendur edhe regjimin e Robert Mugabes në Zimbabve.

Kreu i qeverisë u shpreh se pret që drejtësia të veprojë pa hezitim ndaj personave përgjegjës për përdorimin e mjeteve piroteknike ndaj policisë.

Sa i përket situatës politike, Rama deklaroi se përplasjet do të zgjidhen në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, ndërsa theksoi se qeveria do të vijojë, sipas tij, rrugën drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.

" Sa për fatin politik të këtij cikli të ri jashtënxjerrjesh në bulevard, ai do të shkruhet si zakonisht në zgjedhjet e vitit të ardhshëm me një disfatë ende më shembullore se sa të mëparshmet, ndërkohë që ne do të vazhdojmë pa u ndalur rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian”, shkruan Rama.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme