Politika 9 February 2026, 10:17 Nga VNA

Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, pasdite niset drejt Brukselit për takim me presidentin e Këshillit Europian

Ndaje në Whatsapp
Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, pasdite niset drejt Brukselit

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur mëngjesin e së hënës, në një takim ku mësohet se i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Në mbledhje mori pjesë gjithashtu edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Sipas informacioneve, kryeministri Rama pritet të niset gjatë ditës së sotme, rreth orës 14:00, drejt Brukselit. Në mbrëmje ai do të zhvillojë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa.

Vizita në Bruksel lidhet me procesin e integrimit europian dhe ecurinë e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian. 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme