Politika 7 March 2026, 14:43 Nga VNA

Rama lë helikopterin dhe shkon tek shembja në aksin Prrenjas-Librazhd për të bërë analizën metorologo-gjeologjike

Ndaje në Whatsapp

Rama lë helikopterin dhe shkon tek shembja në aksin Prrenjas-Librazhd

Rrëshqitja e dheut në aksin Librazhd-Prrenjas, që izoloi për 11 ditë juglindjen e vendit, duket se ka dëmtuar rëndë propagandën e qeverisë. Për ta rregulluar paksa imazhin dhe relativizuar problemin, sot u shfaq në vendin e quajtur “Arra e Gurrës” kryeministri Edi Rama. Ai tha se rrëshqitjet janë shkaktuar nga moti dhe jo nga ndërtimet që po kryhen në Korridorin VIII apo gërryerjet në shtratin e lumit.

Kryeministri, që këtë herë kishte lënë helikopterin në Tiranë dhe kishte mbërritur me makinë, foli si inxhinier duke thënë se tollovia që rruga u shemb nga punimet është një manipulim dhe perversitet i madh.

“Tollovia që u shemb rruga nga punimet është një manipulim dhe perversitet i madh, sepse këtu jemi në aksin e vjetër; aksi i ri nuk është ndërtuar ende. Ajo atje është një rrëshqitje e shkaktuar nga faktori gjeologjik i ngarkuar nga shirat”, tha Rama.

Më tej kryeministri qau dhe hallin e tij ku tha se është i detyruar të dëgjojë zhurmat e atyre që shajnë qeverinë për një punë që, sipas tij, “nuk ka dorë njeriu ta shkaktojë nga paaftësia”.

Megjithatë, në analizën e tij metorologo-gjeologjike, Rama nuk dha shpjegim se pse moti shkaktoi rrëshqitje pikërisht tani, kur po kryhen punimet për Korridorin VIII, dhe jo vitet e kaluara kur nuk ka pasur asnjë punim në zonë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme