Politika 19 November 2025, 10:38 Nga VNA

Rama kundër Sekretares britanike Mahmood: “Retorikë e dëmshme, shqiptarët po veçohen padrejtësisht”

Ndaje në Whatsapp
Rama kundër Sekretares britanike Mahmood: “Retorikë e

Pas deklaratave të Sekretares së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, Shabana Mahmood, e cila përmendi “rreth 700 familje shqiptare” me kërkesa azili të refuzuara që jetojnë ende në strehim të financuar nga shteti britanik, ka ardhur reagimi i Kryeministrit Edi Rama.

Mahmood deklaroi një ditë më parë se “largimi i këtyre familjeve nuk po zbatohet”, pavarësisht bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy vendeve për kthimet. Sipas saj, Shqipëria është një partner standardi të artë dhe nënshkruese e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ndaj procesi i rikthimeve duhet të rifillojë menjëherë.

Rama reagoi me tone të ashpra, duke e cilësuar deklaratën si “zhgënjyese” dhe duke kritikuar faktin që një përfaqësuese e qeverisë laburiste po përdor retorikë të ngjashme me atë të së djathtës ekstreme. Ai tha se veçimi i shqiptarëve është “një ushtrim demagogjik, i pahijshëm dhe i panevojshëm”.

Kryeministri theksoi se, falë marrëveshjes dhe operacioneve të përbashkëta që prej fundit të vitit 2022, mbërritjet e parregullta të shqiptarëve në Britani janë reduktuar pothuajse në zero, duke treguar se bashkëpunimi mes Tiranës dhe Londrës ka funksionuar.

Ai kritikoi gjithashtu edhe kufizimet e reja të vizave dhe lëvizshmërisë që Britania ka vendosur, duke i quajtur ato “relike të epokës Braverman”, të cilat sipas tij dëmtojnë jo vetëm marrëdhëniet, por edhe vetë ekonominë britanike.

Rama nënvizoi se shqiptarët janë kontribuues neto në ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar, dhe se përfitimet që marrin nga shteti britanik janë shumë më të ulëta krahasuar me komunitete të tjera emigrantësh. “Vazhdimi i veçimit të tyre nuk është politikë – është demagogji e rrezikshme”, u shpreh ai.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme