Politika 21 November 2025, 13:08 Nga VNA

Rama kritikon hapur SPAK-un dhe mbron Veliajn: “Masat ndaj zyrtarëve të PS nuk kanë të ngjashme në Europë”

Ndaje në Whatsapp
Rama kritikon hapur SPAK-un dhe mbron Veliajn: “Masat ndaj zyrtarëve

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët me komisioneren Marta Kos, sulmoi hapur SPAK-un duke marrë në mbrojtje Erion Veliajn dhe duke vënë në dyshim praktikat e Prokurorisë së Posaçme.

Gjatë deklaratës së tij, Rama tha:

“Nuk bën vaki që në BE njerëzit të pezullohen nga funksionet. Nuk bën vaki në BE që kryetarët e Bashkisë të merren nga zyra dhe të çohen në burg pa gjyq dhe të mbahen në paraburgim për muaj e muaj të tërë. Nuk bën vaki në BE që siç e thotë, jo qeveria e Shqipërisë, por Komisioni i ‘torturës’ së Strasburgut, që një vend të ketë më shumë të paraburgosur se të burgosur me gjyq.
Në këtë pikë besoj që të gjithë duhet të bëjmë punën dhe të luajmë rolin tonë. Ne kemi rolin tonë, të jemi garant të kësaj pavarësie të drejtësisë që Shqipëria po e njeh për herë të parë. Ta njohim këtë pavarësi të gjyqësorit edhe kur rëndon mbi ne në formën e një padrejtësie sipas nesh, që e përsëris nuk ka të ngjashme në Europë dhe të respektojmë kufirin tonë pa hyrë në territorin e një pushteti tjetër të pavarur. Nga ana tjetër, gjithë të tjerët duhet të bëjnë punën e tyre.”

Deklarata e Ramës në prani të Marta Kos shënon një prej kritikave më të ashpra të kryeministrit ndaj SPAK-ut, teksa ai vijon të mbrojë Erion Veliajn dhe të vërë në pikëpyetje masat e marra ndaj zyrtarëve të lartë të PS-së.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme