Politika 30 November 2025, 09:48 Nga VNA

Rama komenton sërish vendimin e GJKKO për pezullimin e Ballukut: Precedent i rrezikshëm

Ndaje në Whatsapp

Rama komenton sërish vendimin e GJKKO për pezullimin e Ballukut:

Kryeministri Edi Rama, ka komentuar sërish vendimin e pezullimit të ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila është dërguar për shqyrtim në gjykatën Kushtetuese.

Në podcastin “Flasim” Rama e cilësoi një precedent të rrezikshëm atë që ndodhi në GJKKO, ku sipas tij, një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë duke shkarkuar një ministër dhe zv/kryeministre.

"Një debat i hatashëm ka mbushur boshllëkun e klubeve mediatike e të pasqyrave sociale të javës, pasi një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë, kokë më kokë e pezulluan një anëtar të kabinetit qeveritar. Unë nuk dua të hyj në asnjë debat për një absurditet kaq të rrezikshëm sa ky dhe pres me durim që Gjykata Kushtetuese t’i japë drejtim çështjes së kësaj rruge të pashkelur askund në Europë, po mesa jemi informuar deri tani, askund edhe në botë", tha Rama.

Ai gjithashtu duke iu referuar Komisionit të Venecias dhe Gjykatës Evropiane të Strasburgut, tha se këto institucione e quajnë cënim të balancës së pushteteve shkarkimin e një ministri.

Rama pretendon se sipas këtyre organeve të drejtësisë, ministrat kanë funksione politike dhe jo administrative.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme