Politika 13 March 2026, 13:12 Nga VNA

Rama kërkon 5 minuta pushim pas debatit me gazetaren Ambrozia Meta

Ndaje në Whatsapp
Rama kërkon 5 minuta pushim pas debatit me gazetaren Ambrozia Meta

Kryeministri Edi Rama ka pezulluar për 5 minuta konferencën për mediat pas përplasjes që pati me gazetaren e Syri TV, Ambrozia Meta.

Përplasja nisi pasi gazetarja e pyeti Ramën pse qeveria nuk veproi me ish-zëvendëskryeministren njësoj siç vepron me qytetarët që nuk paguajnë dritat apo ndërtojnë pa leje.

Kryeministri nuk e priti mirë këtë paralelizim dhe e kundërshtoi gazetaren, duke theksuar se ndëshkimi penal lidhet vetëm me vjedhjen e energjisë dhe jo me mospagesën e faturave.

Debati me gazetaren u tensionua më tej kur Rama iu drejtua duke i thënë se ajo përfaqëson një televizion që, sipas tij, është denoncuar në Prokurori nga institucionet e shtetit për pastrim parash.

Pas kësaj përplasjeje, Rama vendosi të ndërpresë përkohësisht konferencën për pesë minuta, një veprim i pazakontë gjatë komunikimeve të tij publike me mediat.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme