Politika 18 January 2026, 09:49 Nga VNA

"Vendimi i SHBA për vizat, dezinformim" /Rama: Integrimi në BE do të vështirësohet, por rruga e Shqipërisë është e pandalshme

Ndaje në Whatsapp
"Vendimi i SHBA për vizat, dezinformim" /Rama: Integrimi në

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se procesi i integrimit europian të Shqipërisë do të vijë duke u vështirësuar, për shkak të volumit të madh legjislativ që duhet të miratohet, por ka theksuar se shumica qeverisëse dhe Partia Socialiste nuk do të ndalen në këtë rrugë. Gjatë podkastit “Flasim”, Rama u shpreh se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian ndodhet në një fazë që kërkon punë intensive dhe përkushtim maksimal nga institucionet dhe Grupi Parlamentar i PS.

“Për shumicën qeverisëse duhet të jetë e qartë se procesi do të vijë duke u vështirësuar, pasi ka një volum legjislativ që kurrë më parë nuk ka kaluar filtrin vendimmarrës. Por jam besimplotë dhe i bindur se Grupi Parlamentar do të jetë në lartësinë e kësaj sfide”, tha Rama.

Kryeministri theksoi gjithashtu rëndësinë e rritjes së komunikimit me mbështetësit e PS dhe përballjes me atë që ai e cilësoi si “front i gjerë dezinformimi”.

“Është e rëndësishme të rrisim komunikimin me mbështetësit tanë dhe betejën me dezinformimin në të gjitha ‘tenxheret’ që gurgullojnë ditë e natë. Por rruga drejt BE do të jetë e pandalur”, u shpreh ai.

Në këtë kontekst, Rama nënvizoi edhe rëndësinë e bashkëpunimit strategjik me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Italinë, duke e cilësuar atë si një avantazh për Shqipërinë.

“Një moment i rëndësishëm u shënua gjatë vizitës sonë në Emiratet e Bashkuara. Kam qenë shumë krenar kur kam folur për bashkëpunimin mes Emirateve, Shqipërisë dhe Italisë, ku vendi ynë ka një rol kyç në krijimin e kapaciteteve të gjenerimit, duke i dhënë Shqipërisë një avantazh strategjik”, tha Kryeministri.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me vendimin e SHBA-ve për të pezulluar vizat e emigracionit me Shqipërinë.

“Dhe në fund, për kripë, jo për ëmbëlsirë, dua të them dy fjalë për ata që u hodhën përpjetë, ose më saktë, për ata që jetojnë të hedhur përpjetë dhe që, në përpjetësinë e tyre, i shtuan hedhjeve edhe një hedhje të radhës dhe të së njëjtës natyrë: dezinformim, çoroditje e opinionit publik, helmim i të gjithë atyre që kanë akoma fuqinë t’i dëgjojnë, duke thënë që Amerika i ndaloi vizat për Shqipërinë.Kjo është e pavërtetë! Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ndaluar vizat për Shqipërinë. 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, administrata aktuale, nën orientimin e qartë prej kohësh të Presidentit Trump për politikën e re lidhur me emigracionin, ka vendosur që për 75 vende të botës, ndër të cilat edhe disa vende të Ballkanit, ku përfshihet edhe Kosova, të bëhet një pezullim i përkohshëm për sa i përket lejeve të punës në Shtetet e Bashkuara, jo vizave për në Amerikë, por lejeve të qëndrimit në Amerikë për punë, pasi për këtë kategori vendesh kanë vënë re fenomenin e marrjes së vizës për turizëm, marrjes së vizës për biznes dhe më pas të mosrespektimit të afateve, por të qëndrimit atje për të filluar një punë, dhe kjo është diçka që shkon në linjën krejt normale të politikës së re të Presidentit Trump dhe që nuk ka pikën e lidhjes me të gjitha ato që u thanë nga ata që hidhen përpjetë dhe që, përsëri, kur të bien në tokë, do të shohin se terreni mbi të cilin qëndrojnë është gjithmonë më i rrëshqitshëm." tha Rama

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme