Politika 27 April 2026, 16:52 Nga VNA

Rama i shkel syrin Braçes në grupin e PS: “Nuk ka të dytë dhe nuk durohen dy”

Ndaje në Whatsapp

Rama i shkel syrin Braçes në grupin e PS: “Nuk ka të

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama përmendi edhe deputetin Erion Braçe gjatë fjalës së tij para deputetëve.

Rama tregoi një episod që, sipas tij, ia kishte rrëfyer gazetarja Jonida Shehu, e cila i kishte thënë se një deputet kishte refuzuar të dilte në media me fjalinë: “Pse si Erjon Braçe do bëhemi ne?”

Kryeministri e risolli këtë situatë në mbledhje duke iu drejtuar deputetëve me një koment ironik për Braçen.

“Ta keni për nder të merrni modelin e atij. Ama si ai nuk bëheni dot. Nuk ka të dytë dhe nuk durohen dy”, është shprehur Rama.

Megjithatë, gjatë gjithë mbledhjes nuk pati asnjë referencë për ambicien e përfolur të Braçes për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës. Përkundrazi, komenti i Ramës u interpretua si një sinjal relaksi në raport me deputetin socialist, ndryshe nga përplasja e mëparshme që ai pati me Elisa Spiropalin.

Vetë Braçe nuk ka marrë fjalën gjatë mbledhjes së grupit parlamentar. Ndërkohë, deputetja Belinda Balluku ka raportuar për zhvillimet në zonën e saj elektorale.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme