Politika 30 December 2025, 15:56 Nga VNA

Rama i qau hallin se jeton në shtëpi me qira, por deklarimi pasuror i drejtoreshës së AKSHI-t mungon

Ndaje në Whatsapp

Rama i qau hallin se jeton në shtëpi me qira, por deklarimi pasuror i

Kryeministri, Edi Rama, i ka dalë në mbrojtje hapur drejtoreshës së AKSHIT, Mirlinda Karçajan, për të cilën SPAK ka caktuar masën ‘arrest shtëpie’ për akuzën e shkeljes së barazive në tendera. Në konferencën e fundit për mediat për këtë vit, Rama tha se gëzon respekt maksimal për drejtoreshën e AKSHI-t, pasi sipas tij, ka strukturuar këtë institucion.

Kryemnistri madje i qau hallin Karçanajt, që akuzohet për shpërdorimin e miliona eurove, se jeton në një shtëpi me qira.

“Kjo është pjesë e hetimeve. Nuk kam dijeni për këtë dhe nuk mund të bëj asnjë koment për gjysmë të vërtetat që dalin lart e poshtë. Është proces, do bëhen hetime. Në krye të skuadrës së AKSHIT është një grua që ka respektin e padiskutueshëm. Linda Karçajan, që ka një masë sigurie, me një shtëpi me qira ku jeton, pasi më parë jetonte në një shtëpi të postkomunizmit në banesën e prindërve të tij. E njoh prej 20 vitesh dhe ka respektimin tim”, tha Rama.

Megjithatë, verifikimet e kryera nga VNA tregojnë se Karçanaj nuk ka deklarim pasuror as në ILDKPKI dhe as në faqen Open Spending Albania. Deklarimi pasuror është një detyrim ligjor për çdo zyrtar shtetëror, veçanërisht për Karçanajn që ka mbajtur postin e drejtoreshës së AKSHI-t për tetë vite.

Ngrihet pyetja nëse kjo është rezultat i një harrese të ILDKPKI-së për të kërkuar deklarimin, apo vetëm Karçanaj përjashtohet nga ky detyrim ligjor? Në të dyja rastet, kërkohet një sqarim.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme