Politika 21 March 2026, 12:46 Nga VNA

Rama i pakënaqur me rezultatin e Tiranës, çon disa figura të PS në kryeqytet një vit para zgjedhjeve lokale

Ndaje në Whatsapp

Rama i pakënaqur me rezultatin e Tiranës, çon disa figura

Një vit para zgjedhjeve lokale, duket se kryeministri Edi Rama në fokus do të ketë bashkinë e Tiranës. Këtë tregojnë ndryshimet që janë njoftuar sot në Asamblenë e PS, ku Rama ka vendosur që shumë figura të socialistëve do të angazhohen në kryeqytet.

Mësohet se Taulant Balla, Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe janë caktuar në njësinë numër 5 në Tiranë, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari është caktuar drejtues politike i njësisë 10 në kreyqtet, Damian Gjiknuri është larguar nga vlora dhe është vendosur në njësinë numër 4.

Elisa Spiropali gjithashtu do të jetë pjesë e skuadrës politike të Tiranës, por jo si drejtuese Qarku. Ajo është caktuar në njësinë 11 bashkë me ish-ministren e financave Anila Denaj.

Në njësinë numër 1 janë caktuar Lindita Nikolla, në njësinë 3 Iris Luarasi dhe Edona Bilali, në njësinë 4 përveç Gjiknurit edhe Blerina Gjylameti, në njësinë 7 Sofian Jaupaj dhe Enkelejd Musabelliu, në njësinë numër 8 Igli Hasani dhe Vilma Premti. Në njësinë 9 janë caktuar Ogerta Manastirliu dhe Olta Xhaçka.

Në statistikat që publikoi më herët sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, u shpreh se ndonëse Tirana ishte fituar nga socialistët, nuk ishte në maksimumin që ishte kërkuar. Për këtë arsye Rama ka menduar që të forcojë ekipin e Tiranës, edhe për faktin se, ish-drejtuesi politik dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion veliaj, që ishte një makineri votash, është në burg prej një viti.

Nga ana tjetër, Erion Malaj u vendos drejtues qarku në Kukës. Ulsi Manja nga qarku Lezhë është zhvendosur në Dibër.

Enea Karakaçi vendoset drejtues qarku në Shkodër. Kurse Blendi Klosi nga drejtues politik në Dibër do të vendoset drejtues qarku në Durrës. Ermal Bufi vendoset drejtues qarku në Lezhë.

Arbjan Mazniku mbetet drejtues politik në Elbasan ashtu si Belinda Balluku në qarkun e Fierit. Ndryshime në qarkun Korçë nuk ka pasi
Niko Peleshi mbetet drejtues politik.

Qarku Gjirokastër
Mirela Kumbaro, Ervin Demo dhe Bledi Çuçi gjithashtu mbetën drejtues politik të Gjirokastrës, Beratit dhe Vlorës ashtu siç ishin emëruar më parë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme