Politika 28 October 2025, 16:07 Nga VNA

Rama i jep ‘leksione’ perëndimit si të jetë kreativ me shembullin kur lyente pallatet si kryebashkiak

Ndaje në Whatsapp
Rama i jep ‘leksione’ perëndimit si të jetë kreativ

Kryeministri Edi Rama vazhdon të japë këshilla për Europën se si duhet të veprojë me politikat e saj. Kësaj radhe, nga Arabia Saudite, ku merr pjesë në një forum global për inovacionin, Rama u fut në rolin e tij të preferuar, lideri që i jep leksione Perëndimit.

Sipas kryeministrit, sot në Perëndim nuk mbizotëron ndjesia e imagjinatës si frymëzim për të bukurën dhe përmirësimin, por inercia e mërzitshme nga marrja si të mirëqenë e asaj që është trashëguar nga e kaluara.

“Ajo që po përjetojmë sot në perëndim, është inercia. Ajo me të cilën ndeshemi në pjesën e Gjirit dhe një pjesë të tjera të botës, është imagjinata. Imagjinata ushqehet nga inovacioni, nga nevoja për t’u ngjitur më lart, për të bërë kapërcime. Imagjinata lidhet me bukurinë”, tha Rama.

Për të treguar se është një lider i ndikuar nga imagjinata, kryeministri solli si shembull kohën kur ishte kryetar bashkie dhe lyeu me bojë fasadat e pallateve.

“Njerëzit më akuzonin kur isha kryetar bashkie dhe lyva me bojë ndërtesat e qytetit, më thonin kjo është fasadë. Çfarë makthi do të ishte nëse njerëzit nuk do të kujdeseshin sesi do të dukeshin”, tha ai.

Ndoshta për panelistët e huaj, fjalët e Ramës mund të tingullojnë se ai po bën “revolucion” në vendin që drejton, dhe jo një kryeministër i një vendi me popullin më të varfër në Europë. Hipokrizia qëndron në faktin se një kryeministër si Rama, që drejton një vend ku madje nuk prodhohet dot minimumi jetik, nuk mund t’u japë leksione të tjerëve për inovacion. Lyerja e pallateve kur ishte kryetar bashkie dhe ngritja e disa kullave me financime të dyshuara kriminale nuk të bën as lider me imagjinatë, dhe aq më pak të japësh leksione atyre që çdo vit ndihmojnë Shqipërinë me fonde për të qëndruar larg varfërisë.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme