Politika 13 May 2026, 21:44 Nga VNA

Rama i bën paralajmërimin e fundit Spiropalit: Ka gabuar dy herë, te e treta përjashtohet

Ndaje në Whatsapp

Rama i bën paralajmërimin e fundit Spiropalit: Ka gabuar dy herë,

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë paralajmërimin e fundit ish-ministres Elisa Spiropali, për të cilën tha se, nëse gabon për herë të tretë, do të përjashtohet nga partia. Në një intervistë për “Koha Jonë”, Rama tha se e ka toleruar dy herët e para për shkak të kontributit të saj në PS.

“Çdo njeri mund të gabojë. Kush ka dhënë kontribute mund të gabojë edhe herën e dytë, e treta pastaj e ndan”, tha ai.

Në tentativë për t’i dhënë “ngjyra” të tjera debatit me Spiropalin dhe për të treguar se është ndryshe nga kundërshtari në opozitë, kryeministri u mundua t’i trajtojë thirrjet e deputetes me doza humori, duke thënë se janë në kontekst dashurie.

“Kush thotë hajde këtu më ke, ‘më vrit’, e thotë ngaqë të do. Kështu që nuk duhen marrë literalisht këto gjëra, janë krejt normale për sa kohë nuk prekin vijën e kuqe”, tha ai.

Në pjesën më të madhe të intervistës, Rama foli me ironi për mënyrën si drejtohet opozita, por kur u përmend e njëjta temë brenda PS-së, toni i tij u bë dukshëm më i kujdesshëm. Kjo tregon edhe paradoksin e Ramës: ndërsa kritikon Berishën për “dorë të fortë” në parti, vetë bën të njëjtën gjë brenda PS-së, duke folur për “vija të kuqe”.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme