Politika 20 November 2025, 10:49 Nga VNA

Rama ‘harron sukseset e qeverisë’: Lufta në Ukrainë ka përshpejtuar procesin e integrimit në BE

Ndaje në Whatsapp

Rama ‘harron sukseset e qeverisë’: Lufta në Ukrainë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Euronews, ku ka folur për integrimin europian dhe luftën në Ukrainë. Rama është shprehur se një nga arsyet që Bashkimi Europian ka përshpejtuar procesin e integrimit europian është edhe lufta në Ukrainë. Ai ka pranuar se, po të mos ishte pushtimi i Ukrainës, procesi për integrimin nuk do të kishte ecur kaq shpejt.

Moderatorja: T’i kthehemi arsyes përse jeni në Bruksel. Ka pasur ndonjë ndikim fakti që po ndodh një luftë dhe tashmë ka një hov të ri real të zgjerimit? A po ju ndikon pozitivisht kjo gjë, apo mendoni se për shkak të kësaj lufte ka tashmë një vrull, pra, po të mos ishte për pushtimin e Ukrainës, nuk do të ishim këtu, nuk do të ishim duke folur për këtë?

 

Kryeministri Edi Rama: Ka shumë të ngjarë, dhe është e trishtë…

 

Moderatorja: …që u desh një luftë.

 

Kryeministri Edi Rama: Është e trishtë që u desh një luftë për t’i kthyer fjalët e drejta e të duhura në vepra, sepse është thënë gjithmonë që Ballkani Perëndimor është me rëndësi strategjike për Bashkimin Europian, se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian, se një ditë do jemi bashkë, por ndërkohë, në shumë drejtime, procesi ishte mjaft zhgënjyes. Më duhet të them se agresioni krijoi një energji të re, dhe kjo është diçka vërtet frymëzuese, aq sa është frymëzuese që Europa u bë bashkë, aq sa është frymëzuese të lexosh në murin e kësaj ndërtese të madhe një mesazh shumë të qartë uniteti.

Pra, e thënë ndryshe, hapja e kapitujve me Bashkimin Europian ka ardhur edhe për shkak të situatës gjeopolitike dhe pasigurive që janë krijuar në politikën e BE-së pas luftës në Ukrainë. Ndërsa kur zhvillon intervista në Shqipëri por edhe në deklaratat publike, kryeministri dhe përfaqësuesit e qeverisë, na e servirin si sukses të Partisë Socialiste dhe reformave të tyre në katër mandate qeverisëse.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme