Politika 6 February 2026, 10:50 Nga VNA

Dashnor Sula emërohet Kryeinspektor i Përgjithshëm pas largimit të Shkëlqim Hajdarit

Ndaje në Whatsapp

Dashnor Sula emërohet Kryeinspektor i Përgjithshëm pas largimit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është emëruar në postin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, pas largimit të Shkëlqim Hajdarit nga kjo detyrë.

Emërimi i Sulës është një tjetër rast nga radhët e demokratëve që i bashkohen qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Kujtojmë se emri i ish-deputetit ishte përmendur që në momentin kur Hajdari u largua nga posti, por Sula doli publikisht për ta mohuar këtë mundësi. Disa javë më vonë, rezultoi se pretendimet ishin të sakta dhe ish-deputeti kishte mohuar publikisht të vërtetën.

Ndërkoh, kryemnistri i ka siguruar postin tjetër Shkëlqim Hajdarit, duke e emëruar si Prefekt i Tiranës. Hajdari ka zëvendësuar Afrim Qendron që mbante këtë post prej vitit 2021. 

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme