Politika 8 November 2025, 12:31 Nga VNA

Rama dhe Berisha bëhen bashkë për të mbështetur Sonila Bejten për vakancën e Komisionerit kundër diskriminimit?

Ndaje në Whatsapp
Rama dhe Berisha bëhen bashkë për të mbështetur Sonila

Pak ditë pasi Gjykata Kushtetuese mori vendimin kundër dekretit të kryeministrit për caktimin e zgjedhjeve në Tiranë, një prej anëtareve të kësaj gjykate — e cila në fakt mbështeti dekretin e Edi Ramës — pritet të garojë për postin e Komisionerit kundër Diskriminimit. Bëhet fjalë për Sonila Bejtën, mandati i së cilës, edhe pse është deklaruar i përfunduar, nuk e pengoi që të mbështeste dekretin e kryeministrit me votën e saj, por edhe si relatore në një nga çështjet më të bujshme të Gjykatës Kushtetuese këto vitet e fundit.

E paketuar nga opozita dhe Sali Berisha si simbol i profesionalizmit dhe mbrojtjes së interesave të opozitës, zonja Bejtja këtë herë duket se ia ka prishur qejfin me votën e saj kryetarit të PD-së. Por jo aq sa për të mos qenë në listën e kandidatëve për Komisionerin kundër Diskriminimit, që pritet të votohet javët e ardhshme në Parlament. Me gjasë, emri i saj do të jetë ndër të preferuarit si për Berishën — që nuk e ka fshehur mbështetjen për të — ashtu edhe për Ramën, që e pati pro dekretit të tij antikushtetues për zgjedhjet në Tiranë.

Epo, kur bëhet fjalë për interesa, Rama dhe Berisha nuk e kanë fshehur ndonjëherë dëshirën për të bashkëpunuar. Dhe kjo s’do të ishte hera e parë… por as e fundit, me gjasë.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme