Politika 13 February 2026, 18:13 Nga VNA

Rama bën ndryshime në stafin e Kryeministrisë, largohet Engjëll Agaçi dhe Vali Bizhga. Emërohen zëvendësuesit

Ndaje në Whatsapp

Rama bën ndryshime në stafin e Kryeministrisë, largohet

Kryeministri Edi Rama ka bërë sot ndryshime në stafin e tij në Kryeministri, duke sjellë lëvizje të rëndësishme në pozicionet kyçe të administratës qeveritare.

Sipas informacioneve, pas disa muajsh spekulime për largimin e tij, Engjëll Agaçi është larguar nga detyra. Në vend të tij pritet të emërohet Elsonida Rama, e cila më parë ka punuar në Ministrinë e Drejtësisë.

Një tjetër ndryshim ka prekur postin e shefit të kabinetit. Pas largimit për arsye personale të Vali Bizhga, detyrën e ka marrë Vilma Guri.

Ndryshimet vijnë në një moment të rëndësishëm për administratën qeveritare, ndërsa pritet të shihet se si do të ndikojnë në organizimin e brendshëm dhe në ritmin e punës së Kryeministrisë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme