Politika 4 November 2025, 11:45 Nga VNA

Rama anulon pjesëmarrjen në Samitin e Zgjerimit të BE-së në Bruksel, arsyet nuk dihen

Ndaje në Whatsapp

Rama anulon pjesëmarrjen në Samitin e Zgjerimit të BE-së

Kryeministri Edi Rama duket se ka anuluar pjesëmarrjen në Samitin për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, që zhvillohet sot në Bruksel me pjesëmarrjen e udhëheqësve të vendeve kandidate për anëtarësim në Union.

Fillimisht në media u raportua se Rama do të ishte pjesë e këtij samiti, por lajmi u fshi më vonë. Sipas burimeve të VNA, kreu i qeverisë ka vendosur të mos udhëtojë drejt Brukselit, megjithëse arsyet e anulimit nuk janë bërë publike.

Rama anulon pjesëmarrjen në Samitin e Zgjerimit të BE-së

https://top-channel.tv/2025/11/04/samiti-i-zgjerimit-te-bashkimit-europian-ne-bruksel-do-te-marre-pjese-edhe-kryeministri-rama/

Vendimi ngre pikëpyetje, duke qenë se integrimi në Bashkimin Evropian është një nga premtimet kryesore të mandatit të katërt të qeverisë socialiste, e cila synon ta përmbyllë procesin brenda vitit 2030.

Samiti i Zgjerimit të BE-së, që pritet të zhvillohet nga ora 14:00 deri në 17:00, ka në qendër diskutimet për forcimin e zërit të vendeve kandidate. Ndërkohë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka cilësuar këtë fazë të re si një proces të “ribashkimit të Evropës”.

Pra, ndërsa Edi Rama ka shpallur anëtarësimin në BE si objektivin madhor të mandatit të tij të katërt, në samitet që flasin pikërisht për zgjerimin e Unionit, ai mungon vetë. Premtimet për “Shqipërinë europiane” duket se po udhëtojnë pa udhëheqësin e tyre, ndoshta sepse rruga drejt Brukselit është më e lodhshme sesa problemet me korrupsionin në qeveri.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme