Politika 4 September 2025, 13:09 Nga VNA

Rakipi: Shpifja nuk i bën dëm Shqipërisë, por gazetarët duhen mbajtur nën kërcënim penal

Ndaje në Whatsapp
Rakipi: Shpifja nuk i bën dëm Shqipërisë, por gazetarët

Arben Rakipi, drejtori i Shkollës së Magjistraturës, në dëgjesën publike për Kodin e ri Penal, u ndal me theks të veçantë te neni më i debatueshëm i draftit – shpifja. Përpara ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe të pranishmëve të tjerë, Rakipi mbrojti idenë se gazetarët nuk duhen përjashtuar nga përgjegjësia penale.

“Nëse ne i përjashtojmë gazetarët nga shpifja, më duket fyese dhe në një farë mënyre ne i licensojmë ata që të shpifin. Apo më keq akoma, paragjykon duke lënë të kuptohet që ata shpifin”, deklaroi ai, duke i dhënë shpifjes një status pothuajse të privilegjuar ligjor që meriton mbrojtje nga çdo “abuzim” i shtypit.

Rakipi theksoi se gazetari lidhet me të vërtetën, ndaj nuk ka pse të përjashtohet në mënyrë të veçantë nga neni. Po ashtu, ai sqaroi se grupi teknik ka parashikuar një mbrojtje minimale – “për gabimin logjik normal” – që të mos penalizohet kush gabon me mirëbesim.

Në vijim, Rakipi e ktheu çështjen e shpifjes në një debat më të madh, duke pranuar se ajo tashmë ka kaluar nga sfera teknike në atë politike. “Shqipëria ka një premtim për të dekriminalizuar shpifjen, por grupi ynë i punës nuk ka pasur kontakte politike për të thithur këtë orientim dhe ka qëndruar në nivelin teknik. Më pas ky diskutim ka marrë dhenë”, u shpreh ai.

Megjithatë, për të, rreziku nuk është aty ku e sheh pjesa më e madhe e shoqërisë civile. “Nuk mendoj se Shqipërisë i vjen e keqja nga shpifja në Kodin Penal”, tha Rakipi, duke e vendosur fjalën dhe të vërtetën në një raport të paqartë: “Respekti për fjalën është relativ, varet se sa respekt ka fjala për të vërtetën.”

Në fund, ai kujtoi se depenalizimi i shpifjes nuk është një standard i detyrueshëm ndërkombëtar: “Kosova e ka depenalizuar, por kjo nuk është normë e imponuar. Çështja është të mos anashkalojmë elementet juridike.”

Pra, Shqipëria nuk ka pse të ndjekë shembujt e vendeve demokratike – sepse sipas Rakipit, shpifja nuk është një problem për vendin, por një nen i shëndetshëm penal që i bën mirë drejtësisë.

 

 

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme