Politika 20 February 2026, 22:53 Nga VNA

Rakip Suli përgatit zyrën e propagandës një vit para zgjedhjeve, shpall tender për pajisje audio-video

Ndaje në Whatsapp

Rakip Suli përgatit zyrën e propagandës një vit para

Rakip Suli është një nga kryebashkiakët që propagandon çdo punë që bën në Bashkinë Kamëz. Një vit para zgjedhjeve lokale, duket se Suli po bën përgatitjet për të përforcuar zyrën e medias me pajisje dhe mjete të reja, të cilat do t’i blejë me buxhetin e institucionit që drejton.

Bashkia Kamëz ka shpallur një tender me objekt “furnizim dhe vendosje pajisjesh audio-video”. Procedura është futur në kategorinë “vlerë e vogël”, që do të thotë se oferta do të paraqitet nga operatorët që shfaqin interes, dhe bashkia do të paguajë pasi të përmbushen kërkesat.

Sipas dokumenteve, kërkohet të blihen 3 kamera PTZ, një kontroller PTZ për kamera, dhe një mixer audio me 12 kanale. Bashkia ka kërkuar gjithashtu kufje profesionale, 5 mikrofonë për podcasting dhe 5 krahë mbajtës për mikrofonë.

Gjithashtu, kërkohen karta transmetimi, 3 tripodë video profesionalë me kokë të lëvizshme, dritë LED profesionale për video dhe foto, si dhe 4 drita LED dhe 6 softbox katrorë për studio.

Rakip Suli përgatit zyrën e propagandës një vit para

Bazuar në pajisjet që kërkon bashkia e drejtuar nga Rakip Suli, vlera që do të shpenzohet nuk do të jetë e vogël. Në vend që këto fonde të shpenzohen për nevojat e qytetarëve, kryebashkiaku i Kamzës e sheh si prioritet imazhin e tij propagandistik dhe publikimin e kronikave sa më cilësore.

Suli duket se kërkon të konkurrojë Edi Ramën dhe Erion Veliajn, pasi mjafton të futesh në rrjetet e tij sociale dhe gjen të njëjtin algoritëm postimesh si ata, me video për çdo lyerje që bën, apo duke u shfaqur për të shpjeguar punët me veprime e mimika, në tentativë për të kopjuar kryebashkiakun e Tiranës.

Rakip Suli përgatit zyrën e propagandës një vit para

Rakip Suli përgatit zyrën e propagandës një vit para 

Rakip Suli përgatit zyrën e propagandës një vit para

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme