Politika 7 October 2025, 17:47 Nga VNA

Qeveria paguan faturën e vizitës ‘pa protokoll’ të Eric Adams në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Qeveria paguan faturën e vizitës ‘pa protokoll’ të

Kryebashkiaku në ikje i Nju Jorkut, Eric Adams, zbriti të hënën nga një helikopter i ushtrisë shqiptare në qytetin e Vlorës dhe më pas u akomodua në vilën qeveritare në bregdet, ndërsa qeveria shqiptare nuk bëri asnjë njoftim mbi vizitën e tij në Shqipëri.

Vetë Adams njoftoi në platformën X udhëtimin, duke përfshirë foto me kryeministrin Edi Rama dhe disa biznesmenë të rinj.

“Diskutuam lulëzimin e komunitetit shqiptar në qytetin e New York dhe se si ne mund të zhvillojmë marrëdhënie të forta biznesi me vendlindjen e tyre,” shkroi Adams.

Në një foto të dytë, ai shfaqet me disa të rinj që i përshkruan si “liderë biznesi”, drejtues të një kompanie konsulence në ndërtim me bazë në Tiranë dhe Neë York që zotërohet nga Valon Pilku, një shqiptaro-amerikan.

Udhëtimi i Adams në Shqipëri gjatë javëve të fundit në detyrë si kryebashkiak i Nju Jorkut ka ngritur pikëpyetje. Në Shtetet e Bashkuara, ai po përballet prej shtatorit të vitit të kaluar me akuza federale për korrupsion, pasi dyshohet se ka pranuar prej vitesh bileta avioni dhe udhëtime luksoze jashtë vendit si dhurata, si dhe donacione të huaja të padeklaruara. Adams i mohon akuzat.

Zëdhënësa e tij, Kayla Mamelak Altus, i tha gazetës New York Times se shpenzimet e akomodimit dhe transportit tokësor do të mbuloheshin nga qeveria shqiptare, ndërsa taksapaguesit e Nju Jorkut do të paguanin pjesën tjetër të udhëtimit, duke përfshirë udhëtimin me avion të kryebashkiakut dhe shoqërueses së tij në udhëtim, Gladys Miranda, ndihmëse e tij si dhe shpenzimet lidhur me detajet e sigurisë.

Sipas Altus, dhoma e akomodimit të Adams në Shqipëri kushton rreth 200 dollarë në natë  dhe transporti tokësor rreth 90 dollarë në ditë, shpenzime këto të pakonfirmuara nga pala shqiptare.

Zëdhënësja e qeverisë, Manjola Hasa nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN mbi axhedën e vizitës së Adams dhe se sa do t’u kushtonte kjo vizitë taksapaguesve shqiptarë.

Sipas zëdhënëses së Adams, vizita e tij në Shqipëri parashikon takim me Ramën dhe me “udhëheqës biznesi dhe teknologjie, të vizitojë fabrika dhe të diskutojë mundësi të reja për të rritur aktivitetin ekonomik dhe turizmin drejt New York-ut”.

New York Times i përshkruan më tej lidhjet e Adams-it me Shqipërinë si “relativisht të thella për një vend që ka vetëm pak tregti me Shtetet e Bashkuara dhe një popullsi të vogël në New York”.

Gazeta po ashtu rikujton përfshirjen e kryeministrit shqiptar, Edi Rama në aktakuzat federale për korrupsion ndaj ish zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal./BIRN/

 

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme