Politika 6 January 2026, 07:34 Nga VNA

Qeveria kërkon të menaxhojë krizat kibernetike duke “menaxhuar” mediat dhe luftuar dezinformimin

Ndaje në Whatsapp

Qeveria kërkon të menaxhojë krizat kibernetike duke

Vendimi i qeverisë për miratimin e procedurave të identifikimit, klasifikimit, përshkallëzimit dhe menaxhimit të krizës kibernetike, vlerëson si element thelbësor menaxhimin e medias gjatë një ngjarjeje kibernetike për ruajtjen e stabilitetit publik dhe besimit shoqëror.

Gjatë menaxhimit të marrëdhënieve me median, institucionet duhet të marrin në konsideratë disa faktorë delikatë, thuhet në vendim.

Incidentet kibernetike që marrin jehonë publike shpesh shoqërohen me kritika, të cilat mund të vijnë edhe nga profesionistë të fushës që nuk janë të përfshirë drejtpërdrejt në hetim, si dhe nga palë që bashkëpunojnë rregullisht me subjektin e prekur. Një tjetër element i ndjeshëm është identiteti i sulmuesit, i cili shpesh synon vëmendjen dhe dukshmërinë mediatike, duke e kthyer vetë sulmin në një mjet propagande. Megjithatë, atribuimi i një sulmi është zakonisht i paqartë dhe kërkon kohë, ndaj komunikimi publik duhet të jetë i kujdesshëm për të mos nxitur keqinterpretime.

Publiku, ndërkohë, jo gjithmonë arrin të dallojë qartë përgjegjësitë ndërmjet infrastrukturës kritike, asaj private apo kombëtare, ndërsa gjuha teknike e sigurisë kibernetike mbetet komplekse dhe shpesh e pakuptueshme për segmente të ndryshme të shoqërisë, shprehet në dokument.

Sfidat kryesore të komunikimit gjatë krizës

Sipas vendimit, një nga sfidat më të mëdha mbetet ruajtja e ekuilibrit midis shpejtësisë dhe kujdesit në dhënien e informacionit.

Ndërsa raportimi i shpejtë, edhe kur është i pjesshëm, ndihmon në drejtimin e komunikimit publik, deklaratat e pakolauduara ose pohimet e forta mund të rezultojnë të pasakta me kalimin e kohës. Po aq problematike është edhe mungesa e informacionit, e cila në situata rreziku mund të gjenerojë panik dhe pasiguri.

Në këtë kontekst, thekson vendimi, ruajtja e besimit të publikut te autoritetet shtetërore dhe te hapësira digjitale kërkon transparencë, informacion gjithëpërfshirës dhe demonstrim të kapacitetit institucional për menaxhimin e krizës.

Kur njoftimi publik bëhet i domosdoshëm

Ka një sërë rastesh kur kryerja e një njoftimi publik duhet të konsiderohet me përparësi. Këto përfshijnë dëmtimin ose përpjekjet për të dëmtuar infrastrukturat e informacionit që prekin shërbime kritike për publikun, si transporti, shëndetësia, furnizimi me ujë apo energji elektrike, si dhe ndërprerjet e shërbimeve me interes të gjerë shoqëror.

Po ashtu, njoftimi është i domosdoshëm kur preken infrastruktura të ndërlidhura që rrezikojnë zinxhirë të tjerë shërbimesh, kur ka përpjekje me efekt të gjerë ekonomik, apo ngjarje që krijojnë “zhurmë” dhe ndikim të gjerë shoqëror. Raste të veçanta përfshijnë dëmtimin e simboleve qeveritare, goditjet ndaj institucioneve financiare që mund të cenojnë besimin në sistemin financiar, si dhe ngjarjet që ndikojnë drejtpërdrejt ose indirekt në sigurinë publike dhe mirëqenien personale të individëve.

Përballja me dezinformimin dhe lajmet e rreme

Në një krizë kibernetike, dezinformimi dhe lajmet e rreme paraqesin një rrezik të shtuar. Përballja me këtë fenomen kërkon reagim të shpejtë dhe të strukturuar, duke nisur nga monitorimi aktiv i hapësirës online dhe rrjeteve sociale, deri te përdorimi i qendrave të komandimit ose strukturave ekzistuese të operacioneve.

Sipas vendimit, vendosja e autoritetit institucional përmes ekspertëve, materialeve vizuale dhe komunikimit të drejtpërdrejtë me publikun, si dhe demaskimi i qartë i lajmeve të rreme, janë masa thelbësore për rritjen e ndërgjegjësimit dhe nxitjen e të menduarit kritik në shoqëri.

Dhënia e shembujve duke përdorur vetëmashtrimin – tregohet se çfarë është e gabuar dhe pse për të hedhur poshtë pretendimin; i bëhet thirrje publikut që të shpërndajë informacion të saktë. Për shembull, bëhet një foto e lajmeve të rreme dhe shtohet një etiketë që lexon “Mashtrim/Paralajmërim! Lajme të rreme!”). Shkruhet një artikull mbi këtë temë dhe shfaqet informacioni i rremë, theksohet në vendim./ekofin.al

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme