Politika 8 January 2026, 12:48 Nga VNA

Qeveria financon FSHF-në me 3 miliardë lekë për Euro U-21: Paratë e shtetit në shërbim të mandatit të shtatë të Dukës

Ndaje në Whatsapp

Qeveria financon FSHF-në me 3 miliardë lekë për Euro U-21:

Qeveria ka vendosur t’i japë 3 miliardë lekë Federatës Shqiptare të Futbollit për shpenzimet e kampionatit Europian U-21, që do të zhvillohet në vitin 2027 dhe që Shqipëria e organizon së bashku me Serbinë. Kjo rezulton nga vendimi i botuar më 23 dhjetor 2025 në Fletoren Zyrtare.

Bëhet fjalë për Euro U-21 2027, një event ku Shqipëria dhe Serbia janë bashkëorganizatore, pavarësisht kundërshtimit të fortë të opinionit publik për një organizim të përbashkët me Serbinë. Megjithatë, përveç miratimit politik, FSHF përfiton edhe financiarisht, duke marrë një bonus prej 3 miliardë lekësh nga buxheti i shtetit.

Shifra prej rreth 300 milionë lekësh të rinj përkon me të njëjtën shumë që Armand Duka u ka premtuar klubeve të futbollit gjatë Asamblesë së fundit, si “dhuratë” nga federata. Këtu lind edhe pika kryesore e debatit: për organizimin e kampionateve europiane, federatat përkatëse përfitojnë fonde të posaçme nga UEFA, çka e bën të paqartë nevojën për një financim kaq të madh shtesë nga buxheti i shtetit.

FSHF, në këtë rast, rezulton dyfish e favorizuar: jo vetëm që siguroi dritën jeshile politike për organizimin e kampionatit me Serbinë, por tani merr edhe 3 miliardë lekë shtesë nga qeveria. Një “bonus” që vjen në një moment delikat për kreun e federatës.

Armand Duka, i cili nuk njihet për bujarinë si tipar dominues, duket se ka bërë llogaritë e tij. Me zgjedhjet për mandatin e shtatë në krye të FSHF-së që afrohen dhe që pritet të zhvillohen deri në qershor, ai ka premtuar shpërndarjen e këtyre parave te klubet, të cilat ndodhen në gjendje të rëndë ekonomike. Në këto kushte, rezistenca apo zërat kundër pothuajse mungojnë.

Por mes premtimeve dhe realitetit ekziston një hendek i madh. Klubet shqiptare nuk i kanë marrë kurrë 3 miliardë lekë nga FSHF, pavarësisht se shifra të ngjashme u janë premtuar disa herë ndër vite. A do të ndodhë ndryshe këtë herë, apo paratë do të mbeten sërish në nivel premtimi, kjo mbetet për t’u parë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme