Politika 11 September 2025, 08:22 Nga VNA

Qeveria e re, Rama prezanton sot kabinetin në Asamblenë e PS-së

Ndaje në Whatsapp
Qeveria e re, Rama prezanton sot kabinetin në Asamblenë e PS-së

Partia Socialiste zhvillon sot Asamblenë e Përgjithshme, ku pritet që kryeministri Edi Rama të bëjë publike listën e emrave që do të jenë pjesë e kabinetit të ri qeveritar në mandatin e katërt të PS-së.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka ndarë një foto nga zyra e tij në Kryeministri, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “MIRËMËNGJES ???? Shihemi në 11.00”.

Gjatë mbledhjes, kryesocialisti pritet të shpalosë edhe vizionin për 4 vitet e ardhshme, nën sloganin “Shqipëria 2030 në BE”. 

Video

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme