Politika 6 March 2026, 15:51 Nga VNA

Qeveria e anonimëve: Ministrat që publiku ende po kërkon t’i njohë

Ndaje në Whatsapp

Qeveria e anonimëve: Ministrat që publiku ende po kërkon

Në këtë tryezë janë ulur ministrat e Shqipërisë. Të paktën kështu thotë lista zyrtare e qeverisë.

Por një pyetje e thjeshtë: E dini kush është Ermal Nufi? Nga vjen Enea Karakaçi? Apo çfarë bën çdo ditë në zyrë Adea Pirdeni?

Nëse përgjigjja është “nuk e dimë”, mos u shqetësoni. Me shumë gjasë jeni në shumicë.

Në këtë kabinet, ndër më të njohurit për publikun është Toni Gogu. Ndërsa Albana Koçiu ka gjasa të jetë më e njohur vetëm në pallatin ku banon.

Njëra që ka arritur të bjerë në sy, por kryesisht për gafat e saj, është ministrja e Shëndetësisë Evis Sala. Ndërsa ministrin e Bujqësisë dhe atë të Mbrojtjes zor se i njeh edhe garda në hyrje të Kryeministrisë, nëse do të hynin në këmbë dhe jo me makinë zyrtare.

Dikur për t’u bërë ministër duhej të kishe një histori politike, një profil publik dhe disa beteja në parlament. Sot duket se kriteri është shumë më praktik: të mos thuash kurrë “jo” kur të të vijë telefoni nga kryeministria.

Dhe kështu krijohet një kabinet ku disa janë aty nga konjukturat, disa nga bindja e verbër dhe disa ndoshta ende po përpiqen të kuptojnë se çfarë po bëjnë në atë tryezë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme