Politika 27 December 2025, 16:19 Nga VNA

Qeveria digjet… Gonxhja krihet me balerina për festat e fundvitit

Ndaje në Whatsapp

Qeveria digjet, por Blendi Gonxhja feston. Të paktën kështu duket nga postimi i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i cili një natë më parë, bashkë me stafin e tij, e ka “djegur” duke festuar fundvitin.

Qeveria digjet… Gonxhja krihet me balerina për festat e fundvitit

“Asgjë nuk arrihet pa ata! Ekipi i MTKS, heronjtë e heshtur pas kuintave, pas skrivanive e orëve të gjata mbi letra, projekte e procese pune të lodhshme, që feston fundvitin plot motivim e entuziazëm për 2026-ën e sukseseve!” – shkruan Blendi Gonxhja, i cili mesa duket jeton në një realitet paralel, ku nuk sheh dhe nuk dëgjon çfarë po ndodh me qeverinë e drejtuar nga Edi Rama.

Qeveria digjet… Gonxhja krihet me balerina për festat e fundvitit

Se për çfarë arritjesh flet Gonxhja, këtë nuk e kupton askush, përveç stafit të pispillosur të ministrisë që ka gëzuar deri natën vonë me tinguj muzike dhe balerina, ndërkohë që kolegët e tyre në ministritë simotra janë kontrolluar nga SPAK.

Qeveria digjet… Gonxhja krihet me balerina për festat e fundvitit

Ndoshta Gonxhes kjo që ka ndodhur mund t’i ketë ardhur edhe mirë, për shkak të rivalitetit që kanë socialistët mes tyre, por një mendje normale dhe një qeveri me mendje në kokë nuk organizon festa luksoze kur gjysma e kabinetit nuk di ku e ka kokën: në SPAK apo në shtëpi.

Qeveria digjet… Gonxhja krihet me balerina për festat e fundvitit

Thënë ndryshe, Blendi Gonxhja bën mirë ta frenojë gëzimin për atë që po u ndodh shokëve të tij të qeverisë, sepse historia e partisë së tij ka treguar se kush gëzohet për hallet e shokut… i vjen SPAK-u dhuratë për festa.

Qeveria digjet… Gonxhja krihet me balerina për festat e fundvitit

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme