Politika 17 October 2025, 16:14 Nga VNA

Akademia e Forcave të Armatosura reagon për pagat e presidentit Begaj: Bëhet fjalë për detyrime të prapambetura financiare

Ndaje në Whatsapp
Akademia e Forcave të Armatosura reagon për pagat e presidentit Begaj:

Akademia e Forcave të Armatosura ka reaguar ndaj akuzave se presidenti Bajram Begaj është i angazhuar si pedagog edhe pse nuk i lejohet dypunësimi. Kjo ishte një nga 7 shkeljet që pretendon PD se ka kryer Begaj dhe që u renditën nga Gazment Bardhi dy ditë më parë.

Në një deklaratë zyrtare, AFA mohon këto pretendime, duke sqaruar se bëhet fjalë për pagesa të prapambetura financiare për angazhimin në kërkimin shkencor të stafit akademik gjatë viteve 2013–2018, periudhë kur edhe Begaj ishte i përfshirë si mjek ushtarak.

“Sqarojmë se pagesat janë kryer në përputhje me ligjin dhe aktet nënligjore që rregullojnë arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, dhe se ato janë shlyer në periudhën 2022–2024 ndaj gjithë personelit akademik të përfshirë”, thuhet në deklaratën e AFA.

Institucioni thekson se gjithë procesi është zhvilluar në mënyrë transparente dhe të dokumentuar, dhe se çdo institucion kompetent mund të verifikojë dokumentacionin përkatës.

Akuzat u ngritën nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili akuzoi Presidentin për shkelje të rëndë të ligjit dhe kërkoi shkarkimin e tij, duke pretenduar se Begaj, pasdite, ushtronte aktivitet si konsulent në një klinikë private të rrjetit Acibadem, ndërkohë që paradite ushtronte detyrën si President.

Deklarata e plotë e AFA:

Akademia e Forcave të Armatosura përgënjeshtron të gjitha akuzat e ditëve të fundit në lidhje me pagesat e kryera ndaj Presidentit të Republikës së Shqipërisë, njëkohësisht Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, sh.t.z. Bajram Begaj. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, sh.t.z. Bajram Begaj, në funksionet e tij të mëparshme si mjek ushtarak, ka qënë në të kaluarën pjesë e ekipeve të kërkimit shkencor ushtarak së bashku me një staf akademik prej 15 profesorësh dhe është angazhuar në udhëheqjen e temave shkencore të ciklit të tretë të studimeve (Doktoratë) në periudhën 2013 - 2018 pranë AFA.

Sqarim mbi pagesat: Në lidhje me pagesat të cilave i janë referuar disa media, sqarojmë se: për angazhimin e stafit akademik gjatë viteve 2013 - 2018, Akademia e Forcave të Armatosura, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me aktet nënligjore që rregullojnë arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë, ka shlyer gjatë viteve 2022 dhe 2024 detyrimet e prapambetura financiare ndaj të gjithë personelit akademik të përfshirë në këtë proces.

Procesi është zhvilluar në mënyrë të barabartë, transparente dhe me dokumentacion të plotë financiar e administrativ, i cili mund të verifikohet nga çdo institucion kompetent. AFA mbetet plotësisht e hapur për çdo verifikim nga organet përgjegjëse dhe fton median të ushtrojë misionin e saj mbi bazën e fakteve të verifikuara, duke shmangur keqinformimin e opinionit publik. 

 

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme