Politika 18 November 2025, 17:57 Nga VNA

Publikimi i letrës së Imamoglu, a kërkon Veliaj të thotë se është viktimë e pushtetit?

Ndaje në Whatsapp

Publikimi i letrës së Imamoglu, a kërkon Veliaj të

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg prej 9 muajsh, publikoi sot letrën që i ka dërguar kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili po ashtu përballet me ndjekje penale dhe ndodhet pas hekurave. Veliaj shpërndau të plotë letrën në Facebook, duke e falenderuar homologun e tij për fjalët inkurajuese.

Letra e Imamoglu, megjithatë, është më shumë një shprehje shqetësimi për demokracinë sesa një mesazh personal.

“Nën drejtimin tuaj në Tiranë dhe përkushtimin në Rrjetin e Qyteteve Ballkanike B40, keni treguar se demokracia nuk mbahet vetëm nga institucionet, por nga ata që e mbrojnë atë me guxim, integritet dhe bindje… Lufta për demokraci në një vend është, në thelb, një luftë për demokraci kudo… Qëndrueshmëria juaj përballë sfidave vazhdon t’i frymëzojë ata që besojnë në demokraci dhe drejtësi”, thuhet në disa nga rreshtat e letrës së kryebashkiakut të Stambollit.

Mesazhi që në pamje të parë tregon solidaritet reciprok mes dy kryebashkiakëve, duket sikur kërkon të paralelizojë situatat e dy kryebashkiakëve.

Imamoglu, pavarësisht se ishte një kryebashkiak i Stambollit, ishte dhe një nga opozitarët e presidentit Turk. Ai është goditur hapur nga presidenti Erdogan, i cili e ka parë si kërcënim për pushtetin dhe popullaritetin e tij. Kshtu Erdogan përdori institucionet për të ngritur akuzat për korrupsion ndaj Imamoglu dhe për ta izoluar në burg.

Pothuajse në të njëjtën siuatë ndodhej dhe Veliaj, i cili shihej si një nga figurat brenda PS që mund të sfidonte pushtetin e Edi Ramës. Goditja kryebashkiakut i erdhi në pikën më të dobët gjatë drejtimit të tij në bashkinë e Tiranës, që ishte korrupsioni. Por dosja që çoi në hetimin e tij nga Prokuroria e Posaçme mbetet enigmatike, pasi u dorëzua nga një person anonim me emrin Nesti Angoni, çka shkaktoi dyshime për hakëmarrje nga brenda partisë.

Prandaj veprimi i Veliat duke shpërndarë letrën e hmologut të tij Imamoglu, duket se kërkon të tërheq një paralelizëm mes dy kryebashkiakive. Sepse në të kundërt, mesazhin Veliaj mund ta mbante vetëm për vete pa publikuar. Kjo edhe për faktin se rasti Imamoglu trajtohet nga politika e vendit të tij por dhe ajo ndërkombëtare si një hakëmarrje e Erdogan ndaj rivalit të vetëm që i kërcënonte superpushtetin e tij disavjeçar.

Në këtë kontekst, publikimi i letrës duket se bart një mesazh të fshehtë: A është ky një tjetër rast që Veliaj do të tregojë distancimin nga Rama dhe se është viktimë e superpushtetit të tij?!

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme