Politika 12 March 2026, 11:36 Nga VNA

PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut me 82 vota, opozita bllokon foltoren e Kuvendit

Ndaje në Whatsapp
PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut me 82

Kuvendi rrëzoi kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Me 82 vota pro dhe 42 kundër, shumica socialiste vendosi të mos ia dorëzojë drejtësisë deputeten socialiste.

Në Komisionin përkatës, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike dolën me dy raporte të ndara lidhur me kërkesën e prokurorisë. Gjatë seancës plenare, deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit dhe nuk lejuan zhvillimin e diskutimeve, duke protestuar kundër vendimit për mos heqjen e imunitetit të Ballukut.

Për shkak të tensioneve në sallë, me propozim të Taulant Balla, diskutimet u ndërprenë dhe Kuvendi kaloi direkt në votimin e projektligjeve të parashikuara në rendin e ditës.

Nga radhët e socialistëve mungonin Fatmir Xhafaj, Elisa Spiropali dhe Blendi Gonxhja. Sipas informacioneve, vetëm Gonxhja e kishte mungesën me arsye, pasi ndodhet në një udhëtim pune jashtë vendit.

Për të arritur në 82 vota pro, socialistëve iu bashkuan edhe tre deputetë nga partia e Tom Doshit.

Ndërkohë, jashtë godinës së Kuvendit, mbështetës të Partia Demokratike po protestojnë kundër vendimit të shumicës.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme