Politika 3 December 2025, 10:58 Nga VNA

PS rrëzon formulën e PD-së për Avokatin e Popullit, votimi në dhjetor sipas detyrimeve të BE-së

Ndaje në Whatsapp
PS rrëzon formulën e PD-së për Avokatin e Popullit, votimi

Burime nga mazhoranca konfirmojnë se Partia Socialiste nuk do të pranojë formulën e propozuar nga Partia Demokratike për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Sipas të njëjtave burime, kandidatët që kanë mbledhur firmat e nevojshme do të kalojnë për votim në seancë plenare, pa u filtruar paraprakisht nga opozita.

PS nënvizon se zgjedhja e Avokatit të Popullit do të kryhet brenda muajit dhjetor, pasi procesi është pjesë e detyrimeve që burojnë nga Bashkimi Europian.

Një ditë më parë, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla deklaroi se PS është tërhequr nga çdo propozim për kandidatura dhe se do të pranojë kandidatët e paraqitur nga opozita. Menjëherë pas kësaj, Gazment Bardhi, homologu i tij demokrat, dorëzoi një dokument ku propozonte që opozita të përzgjidhte 6 kandidatë, ndërsa mazhoranca të zgjidhte 3 prej tyre.

Pavarësisht skemës së Bardhit, mazhoranca konfirmon se do të vazhdojë me procesin sipas rregullores aktuale dhe me listën e kandidatëve të dorëzuar në Kuvend.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme