Politika 29 October 2025, 13:41 Nga VNA

PS publikon emrat e anëtarëve për Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe atë Territoriale

Ndaje në Whatsapp
PS publikon emrat e anëtarëve për Komisionet e Reformës

Partia Socialiste ka bërë publike listat e reja të anëtarëve të Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale.

Në krye të Komisionit Zgjedhor është emëruar Damian Gjiknuri si bashkëkryetar, ndërsa anëtarë janë Arbjan Mazniku, Bledar Çuçi, Ulsi Manja, Olsi Komici, Aurora Mara dhe Ogerta Manastirliu. Ndërkohë, Komisioni Territorial përfshin emra si Arbjan Mazniku, Blendi Klosi, Romina Kuko dhe Damian Gjiknuri.

Janë përcaktuar gjithashtu edhe anëtarët zëvendësues, mes tyre Aulona Bylykbashi, Ermal Pacaj, Termet Peçi dhe Etleva Budini.

Lista e anëtarëve të komisioneve të Partisë Socialiste

Komisioni i Reformës Zgjedhore

Z. Damian Gjiknuri – Bashkëkryetar

Z. Arbjan Mazniku – Anëtar

Z. Bledar Çuçi – Anëtar

Z. Ulsi Manja – Anëtar

Z. Olsi Komici – Anëtar

Znj. Aurora Mara – Anëtare

Znj. Ogerta Manastirliu – Anëtare

Anëtarë zëvendësues të Komisionit të Reformës Zgjedhore

Znj. Aulona Bylykbashi

Z. Ermal Pacaj

Z. Ermal Elezi

Z. Erion Malaj

Znj. Erjona Ismaili

Komisioni i Reformës Territoriale

Z. Arbjan Mazniku

Z. Blendi Klosi

Z. Damian Gjiknuri

Znj. Romina Kuko

Z. Ermal Pacaj

Znj. Marjana Koçeku

Z. Ermal Elezi

Z. Klevis Jahaj

Anëtarë zëvendësues të Komisionit të Reformës Territoriale

Z. Termet Peçi

Znj. Etleva Budini

Znj. Aulona Bylykbashi

Z. Agron Malaj

Z. Vasil Llajo

 

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme