Politika 24 February 2026, 13:03 Nga VNA

PS mbledh grupin në Pallatin e Brigadave për votën mbi arrestimin e Ballukut, Balla: vendos seanca, jo presioni politik

Ndaje në Whatsapp
PS mbledh grupin në Pallatin e Brigadave për votën mbi arrestimin

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të mblidhet të enjten në orën 11:00 në Pallatin e Brigadave për të vendosur lidhur me votimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

Mbledhja vjen pas asaj të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit ditën e hënë, ku socialistët dhe demokratët paraqitën dy raporte të ndryshme, pavarësisht fakteve të paraqitura nga prokurorët e SPAK, Klodian Braho, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko. Sipas prokurorisë, Balluku ka intimiduar dhe kërcënuar dëshmitarë, ndërsa pozita e saj është rënduar duke e ekspozuar deri në 35 vite burg.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi se socialistët nuk janë dakord me dhënien e menjëhershme të autorizimit për heqjen e imunitetit, siç ka propozuar Partia Demokratike, duke theksuar se vendimmarrja i takon seancës plenare.

“Me arsye të plota Kuvendi ka marrë kohën e nevojshme për këtë proces, edhe pas përfshirjes së Gjykatës Kushtetuese. Diskutimi i sotëm dhe pyetjet e anëtarëve të këshillit kanë hedhur dritë mbi elementin thelbësor, prezumimin e pafajësisë. Askush nuk është i fajshëm sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë të gjykatës”, u shpreh Balla.

Ai theksoi se Këshilli i Mandateve nuk jep autorizimin, por vetëm përgatit raportet, ndërsa vendimi merret në seancë plenare. Sipas tij, deputeti Ulsi Manja do të hartojë raportin në emër të pesë deputetëve të PS-së, ndërkohë që edhe PD do të paraqesë raportin e saj.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme